LAJMI I FUNDIT:

​FSK me 100 pjesëtarë në teren në operacionet për fikjen e zjarrit

​FSK me 100 pjesëtarë në teren në operacionet për fikjen e zjarrit

Kosova ende është duke u ballafaquar me vatra zjarri. Sipas të dhënave të MPB-së, janë 9 vatra aktive ku situata më e rëndë paraqitet në parkun nacional Bjeshkët e Nemuna për shkak të erërave të forta. Forca e Sigurisë së Kosovës po ofron mbështetje ushtarake për autoritet civile në fikjen e zjarreve. Me 100 pjesëtarë në terren për të intervenuar, shefi i operacioneve Ejup Maqedonci thotë se janë gjatë gjithë kohës pranë vatrave te zjarrit me fokus kryesor ruajtjen e jetës së qytetarëve.

Në një intervistë për KosovaPress, Maqedonci thotë se FSK është angazhuar në operacionet për fikjen e zjarrit nga 30 korriku, ku shton se vatra më e madhe e zjarrit vazhdon të mbetet fshati Shtupeq i Rugovës.


“Aktualisht zjarre ka ende në Shtupeq të Pejës, vatra të zjarrit kryesisht edhe pasi të fiken riaktivizohen dhe rindizen për shkak të erërave që janë duke vazhduar dhe normal motit të nxehtë. E kemi nën menaxhim dhe kontroll të plot gjendjen në fshatrat e komunës së Suharekës ku janë fikur zjarret si dhe gjatë mbrëmjes dhe orëve te hershme të mëngjesit të sotëm është fikur edhe zjarri në fshatin Peqan dhe Sllobozhan”, thotë ai.

Forca e Sigurisë së Kosovës, që është reaguesi i tretë institucional në situata të tilla të përhapjes së zjarrit, aktualisht ka 100 pjesëtarë të angazhuar në terren për situatën e krijuar nga zjarri.

“FSK ka operuar gjatë këtyre ditëve me kapacitetet që i ka për gatishmëri që nënkupton përafërsisht gjatë gjithë kohës kemi pasur rreth 100 vetë të angazhuar në teren për këto operacione”, thotë ai.

Ai thotë se janë angazhuar ekipet zjarrfikëse dhe të këmbësorisë të destinuara për gatishmëri për të operuar në mbështetje të autoriteteve civile.

“Operimi i njësive tona është bërë me pajisje adekuate për fikjen e zjarreve. Forca e Sigurisë së Kosovës në rastet e fikjes së zjarreve është reaguesi i tretë pas shtjerrës se kapaciteteve komunale e qendrore. Gjatë gjithë kohës pjesëtarët e FSK-së kanë qëndruar në teren, pra kanë qëndruar afër vatrave të zjarrit dhe kanë mbajtur nën kontroll në njëfarë forme ato vatra zjarri, fokus kryesor yni ka qenë shpëtimi i jetës së njerëzve dhe minimizimi i pasojave që mund te shkaktohen nga zjarret”, thotë ai.

Zjarri është përhapur në disa komuna të Kosovës por vatra më e madhe vlerësohet se është fshati Shtupeq në Bjeshkët e Nemuna të Rugovës. Në këtë fshat ka ndërhyrë edhe KFOR-i përmes helikopterëve ku deri tani ka pasur mbi 45 fluturime zjarrfikëse në këtë zonë./Telegrafi/.

Në trend Lajme

Më shumë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë
Kosova aktualisht nuk është në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE-së, por çfarë tha kryeministri Kurti lidhur me

Kosova aktualisht nuk është në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE-së, por çfarë tha kryeministri Kurti lidhur me "kërkesat" për Asociacionin?

Lajme
Hoxhaj: Palestina ka arritur të rikthejë momentumin ndërkombëtar, Kosova pa asnjë njohje që katër vjet

Hoxhaj: Palestina ka arritur të rikthejë momentumin ndërkombëtar, Kosova pa asnjë njohje që katër vjet

Lajme
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Opozita maqedonase fiton zgjedhjet e dyfishta

Opozita maqedonase fiton zgjedhjet e dyfishta

Politikë
Kalo në kategori