LAJMI I FUNDIT:

Fshati i Shtimes që ka mbetur me 6 shtëpi, banori 72 vjeç thotë se është vend i mirë për të jetuar (Video)

Fshati i Shtimes që ka mbetur me 6 shtëpi, banori 72 vjeç thotë se është vend i mirë për të jetuar (Video)

Vjeshta i kishte dhënë jetë shumëngjyrëshe këtij fshatit Luzhak.

Ndërsa qetësia e në këtë vend të krijonte  zhurmë të mërzitshme, sepse nuk shihej ndonjë banor aty pari.

Të vetmin që mund ta gjesh çdoherë  në natyrë, duke soditur vendlindjen e tij, është 72 vjeçari Rexhep Ramadani.

Ai ka thënë se zgjohet çdo ditë në orët e para të mëngjesit, për t’i shëtitur malet dhe ajrin e pastër, të fshatit Luzhak.

“Pjesën më të madhe të ditës e kaloj shatë ambienteve shtëpiake. Dikur e kemi punuar shumë tokën, në këtë vend është bërë buka shumë, por edhe gjërat bereqetet tjera janë bërë”, rrëfen banori i fshatit Rexhep Ramadani.

Fshati Luzhak, i cili ndodhet pak kilometra larg qyteti të Shtimes, ka mbet me vetëm gjashtë shtëpi. Ky fshat është ndër banimet e hershme të kësaj ane, ndonëse numri i banorëve përgjatë viteve është zvogëluar.

Ndërsa emërtimi i fshatit Luzhak, ka një gojëdhënë interesante. Thuhet se është themeluar nga një plakë, e cila quhej Lozhana, dhe ishte vendosur atje, për t’iu shmangur luftërave të kohës.

“Kemi ardhur prej Topillës para 100 viteve. Këtu kemi gjetur gjithë të mirat me përjashtim të shkollës, që është pak larg. Tash na ka ardhur asfalti dhe po i dërgojmë me veturë. Nuk është vend i keq për të jetuar, por rini është duke u larguar nga fshati e unë nuk po e kuptoj pse po e bëjnë këtë”, tregon Ramadani.

Edhe ato pak shtëpi të mbetura, të ndërtuara nën strehën e njëra tjetrës, i mbajnë ende traditat dhe zakonet e vjetra.

Rexhep Ramadani, ka thënë se ajo që i mungon më së shumti është shoqërimi me të moshuarit, sepse në këtë vend, ai ka mbet më i vjetri.

“Kur po plaket njeriu nuk po ka çfarë të bëj, sepse jena mësuar me punue, e neve nuk po na le gjaku pa punuar”, tregon më tej Rexhep Ramadani

72 vjeçari Rexhep Ramadani  ka thënë se jetesa në Luzhak, ka qenë gjithmonë e mirë, dhe ato pak fise që kanë qenë, kanë pasur harmoni mes vete./Telegrafi

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat

Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat "Zajednicën", për Këshillin e Evropës...

Lajme
Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Siguri
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori