LAJMI I FUNDIT:

Fshati që radikalizoi shumë të rinj kosovarë: Nga Debëllde në Siri (Video)

Fshati që radikalizoi shumë të rinj kosovarë: Nga Debëllde në Siri (Video)

Rreth 50 persona qëndruan së bashku në një shtëpi të braktisur në fshatin Debëllde të Vitisë në vitin 2011.

Dyshimet e Policisë së Kosovës flasin se për dy javë këta të rinj dëgjuan ligjërata nga imamë të ndryshëm. Të njëjtit më vonë, dyshohet se u janë bashkuar grupeve të ndryshme islamike, ose janë vrarë në Siri dhe Irak.


Një pjesë e këtij grupi prej tyre janë arrestuar në Kosovë pasi janë kthyer nga zonat e luftimeve.

Disa banorë të këtij fshati kufitar me Maqedoninë thonë se kanë parë grumbullimin e të rinjve për disa ditë me radhë, por nuk e kanë ditur përse ata takoheshin. /REl/Telegrafi/