Atraksioni i popullarizuar që njihet si ‘fshati më i madh në miniaturë’, është në kërkim të një pronari të ri.
Roadside America që ndodhet në Philadelphia të Shteteve të Bashkuara, për disa dekada me radhë, ka qenë atraksion i madh turistik – duke dhënë mundësi të shihet si jetonin amerikanët, gjatë disa qindvjeçarëve, transmeton Telegrafi.
Ky punim, tregon jetën që prej fillimeve të jetesës në këtë kontinent, deri në mesin e shekullit XX-të, me berberhane, ujëvara dhe aeroplanë të zhurmshëm.
Maketi i këtij vendbanimi, që zë një hapësirë prej 900 metrash katrorë, është vënë në shitje për dy milionë euro.
Kreatori i ‘fshatit’ ishte Laurence Gieringer, që filloi ta punonte prej vitit 1935 dhe shfaqi para publikut. Por, punimet ndaluan më 1963, kur autori vdiq.
Fillimisht, ai kishte nisur ta punonte në shtëpi dhe vizitorët vetëm shtoheshin – prandaj gjeti një hapësirë më të madhe, ndërsa vazhdoi ta zgjeronte.
Pas vitit 1940, vendbanimi po rritej në masë të madhe, andaj Gieringer nisi të kërkonte një magazine të madhe, për ta vendosur atë.
Megjithëse u zhvendos katër herë, më në fund gjeti një zonë të përshtatshme, ku ndodhet edhe sot e kësaj dite. Pas vdekjes së tij, maketi ka mbetur i paprekur për më se 50 vjet.
Dolores Heinsohn, mbesa e Gieringer dhe pronarja e tanishme, ka thënë se gjithçka që shihet, prej shtëpive deri te trungjet, i ka punuar vet me dorë gjyshi saj.
“Është një punë e madhe dhe kreative, të cilën e ka bërë gjyshi gjatë jetës, duke përdorur arka druri që përdoren për bartjen e frutave dhe perimeve”, ka thënë Heinsohn.
Ata që kanë mundësinë të hynë brenda, me një shtypje butoni mund t’i aktivizojnë trenat dhe ujëvarat. Për çdo gjysmë ore, gjithçka errësohet dhe nisë një muzikë e qetë, që japë përshtypjen se është bërë natë.
Në videon e postuar më poshtë, keni mundësia të ‘udhëtoni’ me tren, në disa prej zonave. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAskush nuk mund t'i rezistojë videos gazmore të tre britanikëve të dehur
Stjuardesa mbeti e shtangur kur pa se çfarë fshihej në bagazhin e brendshëm të aeroplanit
Video virale nga plazhi kroat: Gruaja dëshiroi moment romantik, burri ia prishi ‘ëndrrën’ asaj
Pronari ishte shtrirë i sëmurë në shtrat - qeni 'kujdeset' për shefin e tij
Vogëlushja "fiton zemrat" e përdoruesve të rrjeteve sociale duke iu bashkuar trendit të famshëm të TikTok-ut, Asoka
Sa e madhe është Kina? Këto fakte vërtetë do t’ju habisin! (Foto)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë