LAJMI I FUNDIT:

Fshati Bresje dhe një pjesë e Fushë Kosovës mbesin pa ujë të pijshëm

Fshati Bresje dhe një pjesë e Fushë Kosovës mbesin pa ujë të pijshëm

Fshati Bresje dhe një pjesë e Fushë Kosovës kanë mbetur pa ujë të pijshëm.

Kjo do të ndodh për shkak të shpërthimit të një gypi të ujit që ndodhi mëngjesin e hershëm të kësaj të marte.


Kompania e Ujësjellësit Rajonal “KRU” Prishtina ka njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me sanimin e problemit.

“Sot, në orët e hershme të mëngjesit jemi detyruar të ndërpresim furnizimin me ujë të pijshëm për fshatin Bresje dhe një pjesë të Fushë Kosovës deri te rrethi i rrugës së ‘Pejës’. Arsyeja e ndërprerjes, shpërthimi i gypit të ujit me diametër fi 200 mm në mesnatë. Ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit janë në vendin e ngjarjes, menjëherë pas dëmtimit të gypit dhe po merren me sanim. Furnizimi me ujë rikthehet menjëherë pas sanimit”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/