LAJMI I FUNDIT:

Fryrja e qirinjve të tortës së ditëlindjes është ide e keqe – shkenca e shpjegon se përse

Fryrja e qirinjve të tortës së ditëlindjes është ide e keqe – shkenca e shpjegon se përse

Ndoshta është e vështirë të besohet, por edhe një gjë e pafajshme siç është torta e ditëlindjes me qirinj shumëngjyrësh mund të bart rreziqe.

Me siguri se kur e shihni një torte të tillë vetëm e mendoni një dëshirë dhe dëshironi t’i fryni ata qirinj para tjerëve që ju duan më së shumti, transmeton Telegrafi.


Por, me siguri nuk e keni menduar asnjëherë se çfarë ndodh kur e bëni këtë.

Fryrja e qirinjve të tortës është ide e keqe – shkenca ka vërtetuar se barten shumë bakterie

🤔 Fryrja e qirinjve të tortës është ide e keqe – Mësoni se çfarë ka vërtetuar shkenca 🎉🎂

Publiée par Telegrafi.com sur Mercredi 7 août 2019

Një studim i ri tani mund t’ju bëjë të mendoni dy herë para se ta bëni këtë gjë.

Shkencëtarët e kanë studiuar këtë fenomen dhe kanë zbuluar se faktikisht mund të jenë rreth 1,500% më shumë mikrobe në torte nëse veç i fryni qirinjtë.

Sipas eksperimenteve, mesatarisht fryrja e qirinjve të tortës e rritë numrin e baktereve përreth për 15 fish – madje, në disa raste, deri në 120 fish.

Kjo nënkupton se rezultatet mund të dallojnë nga personi në person. Disa njerëz e transferojnë një oqean bakteresh, e disa tjerë jo.

Por, shkencëtarët gjithashtu thonë se kjo gjë nuk është edhe aq brengë e madhe shëndetësore.

Përpiquni ta mbani mend sa herë e keni bërë këtë gjë dhe sa herë ju ka rastisur të sëmureni.  /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori