Julian Barnes, shkrimtar anglez
Përktheu: Granit Zela
Libri i parë që kam lexuar
Ka shumë gjasa të jetë një nga librat e serisë së librave Nodi të Enid Blytonit. Besoja me të vërtetë realitetin e Toilendit dhe doja të ngisja një makinë si ajo e Nodit (edhe pse ishte taksi).
Libri im i parapëlqyer ndërsa rritesha
Spid Siks e Bruce Carterit, për një makinë britanike [Bentley] të paraluftës [së Dytë Botërore], e lyer me ngjyrë të gjelbër, e cila ua kalon shumë makinave të huaja të pasluftës – të markës Maserati dhe të tjera – ideale për Anglinë e vogël [Little Englander].
Libri që më ndryshoi kur isha adoleshent
Isha veshur me uniformën e ushtrisë për një ditë stërvitjeje në terren, si pjesë e Forcave të Kombinuara të Kadetëve, dhe në kohën e drekës nga kutia e ushqimit nxora një kopje të shtëpisë botuese “Pinguin”, të veprës Krim dhe ndëshkim të Dostojevskit. Pavarësisht largësisë së kohës dhe vendit, gjuhës dhe mjedisit shoqëror, e dija se ngjante shumë më tepër me atë që ishte jeta sesa skenat që ndodhnin rreth meje.
Shkrimtari që më ndryshoi mendjen
Shekspiri, Floberi dhe hartuesit e Fjalorit anglisht të Oksfordit.
Libri që më ngjalli dëshirën të bëhesha shkrimtar
Sigurisht që nuk kishte asnjë libër të vetëm dhe kurrë nuk mendova se mund të “bëhesha shkrimtar” – vetëbesimin e kisha shumë të dobët për këtë. Shpresoja të shkruaja një libër të vetëm dhe ta botoja. Më pas, gjërat dolën pak jashtë kontrolli. Pa dyshim që tani jam shkrimtar.
Libri apo autori të cilit i jam kthyer
EM Forster. Kur e lexova për herë të parë, në adoleshencën time dhe në të 20-at, mendova se ishte i denjë, por deri diku i dobët. Dyzet vjet më vonë, lexova përshkrimin e tij për një vakt mëngjesi të tmerrshëm anglez të servirur në trenin që shkonte drejt një porti, herët në mëngjes nga Harwiçi, dhe kuptova se ai mund të ishte shumë argëtues. Pastaj i provova përsëri romanet dhe kuptova se çfarë mjeshtëri ishte ai – thellësisht serioz, jashtëzakonisht liberal, zbavitës pa e kuptuar.
Libri që kam rilexuar
Përafërsisht në intervale prej pesë vjetësh, rilexoj Ushtari i mirë i Ford Madox Fordit, Një hero i kohës sonë të Mikhail Lermontovit dhe Fillimi i pranverës të Penelope Fitzgeraldit. Secili ka misterin dhe magjinë e vet, të cilën ende kërkoj ta gjej.
Libri që s’kam mundur ta lexoj më
Katër romanet Aleksandria të Lawrence Durrellit, i cili 50 vjet më parë dukej i lezetshëm dhe joshës, plot me njerëz dhe vepra të cilat nuk i njohja për shkak të mungesës së përvojës dhe kisha frikë se nuk do t’i njihja kurrë. Tani më duket thjesht ekstravagant dhe provokues.
Libri që zbulova më vonë në jetë
Xhejn Ejr, padyshim një nga tre romanet më të mëdhenj të shekullit XIX, së bashku me Bindja dhe Midëlmarsh.
Librat që jam duke lexuar ndërkohë
Memoarin e dhimbshëm të David Storeyt, Ngazëllim therës dhe Dëshmitarët e fundit të Svetlana Alexievichit.
Leximet për qejf
Vështirë të quhen lexime për qejf, sepse pikëpamja e tij për jetën dhe motivimin njerëzor është shumë pesimiste, por gjithmonë pranë vetes kam një vepër të Simenonit. Në ditët e sotme më shumë romanet e thella sesa historitë e detektitvit Megre. Dhe, ka kaq shumë, saqë nuk mbarojnë kurrë! /ExLibris/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëIsmail Bej Qemali në Kongresin e Xhonturqve në vitin 1902 në Paris
Qyteza ku ende përdoret aramaishtja - gjuha të cilën e fliste Jezu Krishti! (Video)
A është ky mbreti më i keqkuptuar në histori?
Saga e dinastisë Cakrani
Thënie të Bajronit: Nëse do që 100 italianë të heshtin, vrit një; nëse do që 100 shqiptarë të heshtin, duhet të vrasësh 99
Fjalë të urta popullore: Edhe diell të bëhesh, të gjithë nuk i ngroh dot!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi
Çfarë janë uraganet, sa të rrezikshëm janë dhe çfarë mund të ndihmojë në zbutjen e dëmeve?
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij
Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion - kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane
Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp