LAJMI I FUNDIT:

Frutat që duhet të zgjidhni për muskuj të fortë dhe shëndet të plotë

Frutat që duhet të zgjidhni për muskuj të fortë dhe shëndet të plotë
(Foto: Sponser)

Nëse po përpiqeni të mirëmbani ose të shëroni muskujt, frutat janë të vetmet që nuk ju vijnë ndërmend. Por gaboheni. Frutat janë po aq të rëndësishme sa çdo ushqim tjetër.

Kaliumi që ato përmbajnë ndihmon muskujt, karbohidratet parandalojnë djegien e muskujve dhe antioksidantët i mbrojnë ato nga dëmet e oksidimit, transmeton AgroWeb.


Kaliumi për muskujt

Kaliumi është një mineral që promovon ekuilibrin e elektroliteve, por ai bën më shumë se kaq. Ju keni nevojë për kalium të mjaftueshëm për të rritur nivelin e proteinave dhe masës muskulore. Çdo frutë mund të plotësojë nevojën ditore për kalium, por pjepri, banania, portokalli, kivi, kumbullat dhe kajsitë janë veçanërisht të mira.

(Foto: Men’s Health)

Karbohidrate dhe proteina

Karbohidratet i japin organizmit energji, por nëse nuk merrni mjaftueshëm atëherë trupi do të djegë muskujt për të marrë energji. Studimet tregojnë se nëse keni aktivitet të fortë fizik dy herë në javë, atëherë të paktën gjysma e kalorive tuaja duhet të burojë nga karbohidratet që janë ushqyesit makro në çdo frutë dhe rrjedhimisht janë një zgjedhje e shëndetshme për muskujt. Zgjidhni rrushin, dardhën, qershitë, ananasin dhe hurmat e Arabisë.

Antioksidantët mbrojnë muskujt

Aktiviteti i fortë fizik shkakton reagime kimike që dëmtojnë qelizat, ndaj sigurohuni të merrni shumë antioksidantë dhe kryesisht nga ushqimi. Frutat janë më të pasurat me antioksidantë, përfshirë vitaminën C, karotenoidët dhe flavonoidët. Furnizohuni me antioksidantë që të mbroni muskujt duke konsumuar më shumë agrume, qitro, mollë dhe fruta pylli.

Më shumë fruta

Mënyrat se t’i përfshini frutat në stilin tuaj të ushqyerjes janë të panumërta. Në fund të çdo vakti mund të ëmbëlsoheni me një frutë. Frutat janë një zgjedhje fantastike edhe pas aktivitetit fizik. Përziejeni frutën e preferuar me kos dhe merrni ushqyesit për të cilat trupi ka nevojë për të ardhur në formë dhe për t’u ndjerë më të gjallëruar.

(Foto: Mommychi)

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori