LAJMI I FUNDIT:

Fronti Europian: OBRM-PDUKM po sulmon BDI-në njëjtë si qendrat e shumta pro-ruse

Fronti Europian: OBRM-PDUKM po sulmon BDI-në njëjtë si qendrat e shumta pro-ruse

Fronti Europian përmes një kumtese ka akuzuar OBRM-PDUKM-në se po shpif kundër BDI-së, ndërsa akuzojnë njëjtë sikurse qendrat e shumta pro-ruse në Maqedoninë e Veriut.

”Të frikësuar nga fitorja e Frontit Europian, OBRM-PDUKM dhe krerët e saj, vazhdojnë të shpifin kundër Bashkimit Demokratik për Integrim, ndërsa akuzojnë njëjtë sikurse qendrat e shumta pro-ruse në Maqedoninë e Veriut.


Së fundmi, nënkryetari i OBRM-PDUKM-së, Timço Mucunski, ka akuzuar BDI-në për korrupsion duke shtua se “lidershipi aktual i BDI-së nuk duhet të ketë pozicion në asnjë qeveri të ardhshme që do të formohet”.

BDI dhe Fronti Europian vlerëson se OBRM-PDUKM është partia e fundit që duhet të flasë për krimin dhe korrupsionin, sidomos kur dhjetëra procese gjyqësore janë ende aktive kundër zyrtarëve të saj që nuk arritën të largoheshin nga vendi.

E përkujtojmë Mucunskin dhe OBRM-PDUKM-në se, sikurse në dy ciklet e fundit zgjedhor, BDI ka qenë ajo që i ka fituar zgjedhjet dhe se, njëjtë do të ndodhë edhe më 24 prill dhe më 8 maj, kur Fronti Europian i kryesuar nga BDI, do të jetë fituesi absolut dhe çelësi për formimin e Qeverisë së ardhshme.

Opinioni publik me kohë e ka të qartë se cila parti e dëshiron luftën kundër korrupsionit dhe cila parti është sinonim i krimit dhe korrupsionit.

Thirrja e Bashkimit Demokratik për Integrim për veting të gjithsecilit që drejton apo nominohet për të drejtuar ndonjë detyrë shtetërore mbetet e hapur, përkundër refuzimit për ta votuar pikërisht nga ana e OBRM-PDUKM-së.

Për të dëshmuar të kundërtën, e sfidojmë Mucunskin dhe Mickoskin që t’u bëjnë thirrje deputetëve të tyre dhe që tani – me këtë përbërje aktuale të deputetëve – ta miratojmë propozim-ligjin e BDI-së për veting që me vite pret në Kuvend”, thuhet në kumtesën e Frontit Europian./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Lajme
Kurti uron besimtarët ortodoksë: Fryma e Pashkës ju dhuroftë mirëqenie, shëndet, lumturi dhe begati

Kurti uron besimtarët ortodoksë: Fryma e Pashkës ju dhuroftë mirëqenie, shëndet, lumturi dhe begati

Lajme
Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Lajme
Sekretari i EFJ-së i reagon Dimal Bashës: Sjellja jote e papërgjegjshme po e dëmton reputacionin e Kosovës

Sekretari i EFJ-së i reagon Dimal Bashës: Sjellja jote e papërgjegjshme po e dëmton reputacionin e Kosovës

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Lajme
Kalo në kategori