LAJMI I FUNDIT:

Fring freskon aplikacionin e saj për Android

Fring freskon aplikacionin e saj për Android

Fring veç sa e ka freskuar aplikacionin e saj për Android, i cili është pak më ndryshe se sa versioni paraprak që ofrohej për përdoruesit.

Versioni i fundit i këtij aplikacioni ofron mbështetje për Android 2.3 Gingerbread, ndërsa i njëjti ka edhe disa funksione të reja të cilat e bëjnë atë edhe më interesant.

Veçoritë e reja në versionin e fundit të aplikacionit Fring për Android përfshijë edhe njoftimet, të cilat dërgojnë azhurnimet e fundit në ballinën e ekranit të pajisjes Android.

Gjithashtu, ky version i ri i këtij aplikacioni ofron edhe këndin e aktiviteteve të fundit, ndërsa gjithçka është integruar në një vend të veçantë i cili përfshin informacionin për thirrjet dhe detajet e thirrjeve, chat’in dhe video-thirrjet.

Më shumë informacione lidhur me versionin e fundit të Fring për Android mund të gjeni në blogun zyrtar të Fring. / Telegrafi /