LAJMI I FUNDIT:

Frashër Krasniqi: PSD s’ka vota për qeverinë e re, por e ka diskursin e qartë anti-popullist ndaj Vetëvendosjes

Frashër Krasniqi: PSD s’ka vota për qeverinë e re, por e ka diskursin e qartë anti-popullist ndaj Vetëvendosjes

Anëtari i Kryesisë i Partisë Socialdemokrate, Frashër Krasniqi ka folur për kontributin që PSD do të jepte në një qeveri të ardhshme.

Krasniqi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se PSD nuk ka vota në Kuvend për t’i dhënë koalicionit të ri qeverisë por sipas tij ka disa vlera që nuk i ka asnjë subjekt në Kosovë, përcjell Telegrafi.


“PSD dallon me të tjerët në diskursin e saj politik dhe vlerat e saj të çarta në raport me të tashmen dhe të ardhmen e Kosovës. Qeveria e ardhshme ka nevojë për PSD-në në dy aspekte: Lufta kundër krimit të organizuar korrupsionit, nepotizmit e disa dukurive tjera negative dhe më e rëndësishmja diskursi ynë i qartë anti-popullist dhe anti-autoritar në raport me pushtetin e tanishëm të Vetëvendosjes apo rrezikun potencial që mund t’i shfaqet Kosovës në të ardhmen”.

Anëtari i Kryesisë i Partisë Socialdemokrate thotë se PSD do të hynte në qeveri vetëm nëse u ofrohet hapësirë në çështjet e lartpërmendura e assesi vetëm për të pasur një dikaster.

“Po të kishte një ofertë formale dhe zyrtare për PSD-në ne do të kërkonim të dinim synimet e kësaj qeverie. Ku dëshirojmë ata të arrijnë”.

Hyseni: PSD nuk ka pasur oferta për të qenë pjesë e qeverisë së re
Lexo po ashtu Hyseni: PSD nuk ka pasur oferta për të qenë pjesë e qeverisë së re

Krasniqi thotë se PSD pas zgjedhjeve të fundit ka vendosur të ketë politikë afatgjate në luftën kundër popullizmit në Kosovë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Lajme
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

Lajme
QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata

QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata "Alwaleed Philanthropies Global" në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”

Shëndetësi
Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori