LAJMI I FUNDIT:

“Frankfurter Allgemeine Zeitung”: Ka gjasa për riemërim të aeroportit të Shkupit

“Frankfurter Allgemeine Zeitung”: Ka gjasa për riemërim të aeroportit të Shkupit

Ka gjasa që Qeveria e Maqedonisë pas zgjedhjeve lokale të vendosë për riemërim të aeroportit të Shkupit me ndonjë shprehje gjeografike ose, për shembull Nënë Tereza, shkruan në gazetën gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” në analizën e tyre përkushtuar çështjes së emrit me Greqinë, “Jo me këtë emër”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në analizën e “Frankfurter Allgemeine Zeitung” thuhet se emri i shtetit ndoshta nuk është problemi më i madh, por kërkesa e Athinës që të ndryshohen emri i popullit dhe gjuhës dhe konstaton se “ajo nuk ishte temë e pranueshme për diskutim për Gruevskin, por as për ministrin aktual për punë të jashtme, Dimitrov”.

“Ne maqedonasit nuk jemi zgjuar ndonjë mëngjes dhe kemi vendosur të jemi ajo që jemi. Ne jemi maqedonas si rezultat i një procesi historik, rreth të cilit nuk mund të diskutohet. Pra, ne nuk kërkojmë ekskluzivitet për ne, të jemi maqedonas. Unë ndjehem maqedonas, por nuk kam asgjë kundër që një person në Selanik, të ndjehet maqedonas, qoftë në aspekt gjeografik ose kulturor”, u shpreh Dimitrov për “Frankfurter Allgemeine Zeitung”.


Në deklaratën e tij për gazetën gjermane, Dimitrov premton se politika e “antikuzimit”, e Qeverisë paraprake nuk do të vazhdojë më dhe se nuk kanë nevojë për qindra përmendore për tu ndjerë maqedonas krenarë.

Në shkrimin e “Frankfurter Allgemeine Zeitung” thuhet se Dimitrov shmang dhënien e përgjigjes direkte për pyetjen se a do të bëhet riemërimi i objekteve, siç janë autostrada ose aeroporti i Shkupit, të cilat Athina i konsideron si provokuese.

“Ajo (qeverisja e Gruevskit) nuk është arsyetim që Shkupi humbi orientimin. Qeveria parprake u largua nga Evropa dhe të gjithëve jua lehtësoi bllokimin e përparimeve të Maqedonisë”, thotë Dimitrov./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori