LAJMI I FUNDIT:

Frank Lampard me deklaratë goditëse: Termi ‘Gjenerata e Artë e Anglisë’ ishte i pakuptimtë

Frank Lampard me deklaratë goditëse: Termi ‘Gjenerata e Artë e Anglisë’ ishte i pakuptimtë

Frank Lampard ka hedhur poshtë idenë se Anglia ka humbur një ‘Gjeneratë të Artë’ në një intervistë të dhënë së fundmi e cila la pa fjalë të gjithë.

Është pranuar gjerësisht se ‘Gjenerata e Artë’ e Anglisë dështoi duke mos fituar të paktën një edicion të vitit 2002, 2006 ose 2010 të Kupës së Botës, apo të fitojë Euro 2004. Sidoqoftë, siç e shpjegoi në intervistën për Stick To Football, Lampard nuk pajtohet me këtë.


“Nganjëherë mendoj se ne (Gjenerata e Artë) ishim shumë të ngurtë. Po flas nga eksperienca ime personale që kam luajtur në disa edicione të Kupës së Botës me ekipe që nuk ishin në nivelin tonë. Nuk po flas për Francën dhe Italinë, më shumë për ekipe si Ekuadori, që mbanin topin në mesfushë dhe na dominon në këtë aspekt”, ka thënë fillimisht Lampard.

“Gjërat që unë dhe Stevie (Gerrard) i bënim dikur kur kishin numrat, tani vetëm po mundoheshim të mbulonim hapësirat dhe ju në një moment gjatë ndeshjes e pyesni vetën se pse po ndodhë kjo”.

“Termi ‘Gjenerata e Artë’ ishte i pakuptimtë sidoqoftë, askush nuk na cilësoi si ‘Gjenerata e Artë’, kishte disa lojtarë të mirë në atë ekip, por ashtu kishte edhe Italia dhe Franca, që kishin Andrea Pirlon dhe Zinedine Zidanen”, përfundoi ai.

Tema e ‘Gjeneratës së Artë’ u rishfaq përsëri së fundmi shkaku i vështirësive menaxheriale të Lampard, Gerrard dhe Rooney.

Lampard ka mbetur pa punë që kur u largua nga Chelsea vitin e kaluar, ndërsa Rooney u shkarkua nga Birmingham City në fillim të këtij muaji pas vetëm 83 ditësh në krye. Gerrard sapo ka nënshkruar një kontratë të re me Al-Ettifaq, por skuadra e tij tashmë ka mbetur 28 pikë prapa liderit të ligës Al-Hilal./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori