Dy ambasadorët e Francës, njëri në Beograd dhe tjetri në Prishtinë, kanë takuar në Mitrovicë kryetarin e Bordit Mbikëqyrës të “Trepçës” Ardian Sylën, me të cilin kanë biseduar për gjendjen në “Trepçë”, në veri dhe në jug. Ata kanë ofruar mbështetje për ngritjen e “Trepçës”
Gjendja në gjigantin ekonomik kosovar “Trepça” vazhdon të jetë e njëjtë edhe pas funksionalizimit të Bordit Mbikëqyrës. Prodhimi vazhdon të jetë i nivelit të ulët, ndonëse punëtorët kryejnë punën rregullisht.
Miratimi i Ligjit për “Trepçën” para dy vjetëve nuk i ka ndihmuar fare Ndërmarrjes, sepse janë bërë vonesa me formimin e Bordit Mbikëqyrës, ndërsa nuk është miratuar as statuti dhe as nuk është regjistruar Ndërmarrja.
Gjithçka pritet të nisë për së mbari kur të miratohet statuti i “Trepçës” në Kuvendin e Kosovës, për hartimin e të cilit janë formuar dy komisione, njëri për vlerësimin e aseteve që janë në pronësi të “Trepçës” dhe komisioni tjetër që do të ofrojë zgjidhje për çështje sociale të punëtorëve, shkruan sot gazeta “Zëri”.
Këto dy komisione tanimë kanë filluar dhe janë në përfundim të punës dhe pastaj do t’i dorëzohet Qeverisë së Kosovës, e cila do ta procedojë për miratim në Kuvendin e Kosovës.
E gjithë kjo punë ka marrë tre muaj kohë, sipas marrëveshjes së Bordit të “Trepçës”, sindikalistëve dhe Qeverisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush është vajza biznismene që po pushton tregun muzikor?
Kosova përfiton 90 milionë euro nga Banka Botërore
A po kryhet më në fund rruga Kijevë-Zahaq - inspektohen punimet, Durmishi thotë se po bëhet me dinamikë të shtuar dhe me cilësi
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi