Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo ka pritur në një takim ambasadorin e Francës në Prishtinë, Didier Chabert, si dhe një delegacion të Ministrisë së Bujqësisë së Francës, të kryesuar nga Inspektori i Përgjithshëm i kësaj ministrie, Georges Pierre Malpel dhe përfaqësuesen për Ballkan të Agjencisë për Zhvillim e Bashkëpunim Ndërkombëtar në sektorin e bujqësisë, ushqimit dhe hapësirës rurale (ADECIA), Amice Wannerroy.
Gjatë takimit, ministri Rikalo e njoftoi delegacionin francez me planin e punës për zhvillimin e bujqësisë, me programet mbështetëse të ministrisë për sektorin e bujqësisë, si dhe me projektet që do të zbatohen për të mbështetur prodhuesit bujqësorë gjatë këtij viti.
Rikalo falënderoi shtetin e Francës për mbështetjen që kanë dhënë deri më tash për zhvillimin e sektorit të bujqësisë në Kosovë, si dhe angazhimin e tyre në shumë projekte të rëndësishme në këtë sektor.
Duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunimin e mëtejmë në kuadër të projekteve të ndryshme mes ministrisë dhe ADECIA-së, ministri Rikalo theksoi nevojën që kjo mbështetje të shtrihet në sektor të ndryshëm të bujqësisë, duke ndikuar kështu në zhvillimin e mëtejmë të bujqësisë në vend, rritjen e prodhimit dhe motivimin për t’u marrë me bujqësi.
Nga ana e tij, ambasadori Didier Chabert, ka rikonfirmuar gatishmërinë e shtetit të tij për të ndihmuar zhvillimin e sektorit të bujqësisë në Kosovë, duke premtuar edhe forma të ndryshme të bashkëpunimit mes të dyja vendeve.
Ndërkaq, Amice Wannerroy, përfaqësuese për Ballkan në ADECIA, tha se përmes projekteve të ndryshme do të ofrojnë mbështetje për sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit rural në Kosovë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush është vajza biznismene që po pushton tregun muzikor?
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe
Kreativ Qeramika, Kampion i Kampionëve!
Scardian Sigurime shpallet fituese e çmimit “Best Insurance Company in Kosovo 2023” nga FMI
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi