LAJMI I FUNDIT:

Franca “po goditet” nga propaganda ruse, ka njoftuar ministri francez për Evropën

Franca “po goditet” nga propaganda ruse, ka njoftuar ministri francez për Evropën

Franca “po goditet” nga dezinformatat ruse që mund të shtrembërojnë rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare të BE-së, ka paralajmëruar ministri francez për Evropën, Jean-Noël Barrot.

Barrot tha se propaganda ruse po shpërndahet në rrjete sociale çdo javë.


“Ne jemi duke u goditur nga propaganda e Rusisë së Vladimir Putinit. Nuk kalon asnjë javë pa u bërë Franca objektiv i manovrave të koordinuara dhe të qëllimshme për të prishur debatin publik dhe për të ndërhyrë në zgjedhjet evropiane”, tha Barrot.

Ai përmendi disa shembuj duke përfshirë një faqe të rreme interneti që pretendonte se 200 mijë francezë ishin thirrur për të luftuar në Ukrainë, shkruan the Guardian, përcjell Telegrafi.

“Uebsajti është i rremë dhe është llogari keqdashëse si pjesë e një fushate dezinformimi”, tha Ministria franceze e Mbrojtjes.

Bëhet e ditur se këto uebsajte të identifikuara si një nga format e shumta të dezinformimit rus, përfshijnë krijimin e faqeve të internetit të tilla si ato të qeverisë dhe mediave kryesore të vendit.

Lajme tjera janë shpërndarë edhe nga një uebsajt tjetër i rremë që pretendonte se Franca po shtrëngon kushtet e hyrjes në territorin francez për ukrainasit.

Gjithashtu, ka qarkulluar edhe një histori e rreme për rritje të rasteve me tuberkuloz te francezët.

Ndryshe, Belgjika e cila mban presidencën e radhës gjashtëmujore të BE-së, po kërkon aktivizimin e një grupi të përkohshëm për monitorimin dhe koordinimin e përgjigjeve ndaj propagandës ruse.

Edhe BE-ja vazhdimisht paralajmëron për rritjen e dezinformatave që ndonjëherë synojnë zgjedhjet, e ndonjëherë çështje të tilla si Ukraina, migrimi dhe të drejtat e komunitetit LGBTQ.

Njësia evropiane e dezinformimit ka identifikuar 17 mijë raste specifike të informacioneve të rreme në rrjetet sociale dhe uebsajtet e ndryshme. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë
Biden i quan

Biden i quan "ksenofobike" Indinë dhe Japoninë

Botë
Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Botë
Kalo në kategori