LAJMI I FUNDIT:

Fqinjët kishin raportuar për britma të një gruaje, policia u befasua kur kuptoi prej nga vinin zërat

Fqinjët kishin raportuar për britma të një gruaje, policia u befasua kur kuptoi prej nga vinin zërat

Policia në Floridë të Shteteve të Bashkuara, kanë shkuar me shpejtësi në një shtëpi, ku u raportua se dëgjoheshin britma të një gruaje.

Mirëpo, ata u befasuan kur kuptuan prej nga vinin zërat, pasi nuk ishte ndonjë njeri, por një papagall që mund t’i imitojë zërat, transmeton Telegrafi.


“Ndihmë” dhe “më lër të dal”, janë fjalët që i përsëriste papagalli i quajtur Rambo, të cilat iu dukën ndonjë prej fqinjëve të afërt, sikur një grua po lëshon britma dhe është në vështirësi.

Kur policët arritën, prona la në gjysmë rregullimin e veturës dhe shkoi të merrte shpezën, të cilës vet ia kishte mësuar këto fjalë.

“Në mesin e shumë fjalëve, ia kam mësuar edhe këto, janë interesante kur i dëgjon ndonjë vizitor edhe pse Rambo nuk qëndron kurrë i mbyllur”, ka thënë pronari i shpezës. /Telegrafi/