LAJMI I FUNDIT:

Fotoreporterët në Maqedoni kërkojnë vlerësimin e mundit të tyre, e jo vjedhje të fotografive

Fotoreporterët në Maqedoni kërkojnë vlerësimin e mundit të tyre, e jo vjedhje të fotografive

Fotorepoterët e mediave në Maqedoni kërkojnë që të paguhet mundi i tyre, përndryshe do të kërkojnë 250 euro dëmshpërblim për çdo fotografi të vjedhur.

Përmes nismës për mbrojtje të autorëve, që mbështetet nga Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punëtorëve Medial (SPGPM), dhe avokates së tyre, Natalija Milenkova, tashmë janë dërguar rreth tridhjetë vërejtej deri te mediat për një marrëveshje për kompenzim.


Në të kundërtën, avokatja Milenkovs thotë për agjencinë “Meta”, se do të pasojnë paditë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Fotoreporteri Tomisllav Georgiev thotë se qëllimi nuk është të fitohen para, por të vendoset një shembull se si duhet të veprohet ndaj angazhimit të fotoreporterëve.

Sipas tij, kjo është diçka që duhet të merr fund dhe mundi i fotorepotrerëve të shpërblehet.

Georgiev sqaroi se deri tani janë rreth 150 raste të fotografive të vjedhura, ndërsa ka raste kur një fotografi është përdorur deri 50 herë, për disa orë, nga shumë media./Telegrafi/