LAJMI I FUNDIT:

Fotografo më shumë me karakteristikat e reja në Galaxy S10 dhe Galaxy Note10

Fotografo më shumë me karakteristikat e reja në Galaxy S10 dhe Galaxy Note10

Samsung Electronics njoftoi se do të sjellë karakteristika të reja, inovative të serisë flagship Galaxy S20 tek seritë Galaxy S10 dhe Galaxy Note10, përmes një azhurnimi të ardhshëm softuerësh, duke filluar nga muaji mars. Përdoruesit do të jenë në gjendje të kapin përmbajtje me teknologjinë më të fundit të softuerit të kamerave Galaxy, duke përfshirë edhe modalitetin popullor Single Take. Për më tepër, përdoruesit do të kenë akses në një shumëllojshmëri të përmirësimeve softuerike, që e bëjnë tërë përvojën Galaxy më të këndshme dhe më komode.

Le të shikojmë me detaje se si veçori të përzgjedhura Galaxy S20 do të funksionojnë në Galaxy S10 and Galay Note10.

Përvojë e Avancuar e Fotos dhe Videos 

Ky përditësim i softuerit sjell përvojat e fotove dhe videove të përzgjedhura nga Galaxy S20 te Galaxy S10 dhe Note10. Me Single Take, qëndroni në moment teksa e kapni momentin duke përdorur teknologjinë e integruar të Inteligjencës Artificiale. Single Take përdor sistemin e kamerës dhe AI ​​për të kapur një numër fotografish dhe videosh menjëherë dhe rekomandon shkrepjen më të mirë për ju.

Me një modalitet të përmirësuar Night Mode në seritë Galaxy S10 dhe shtimin e Night Hyperlapse në të dy seritë Galaxy S10 dhe Note10, do të keni mundësi të kapni foto dhe video më të mahnitshme edhe në dritë të ulët.

Kur ta keni kapur imazhin e përsosur, Custom Filter ju lejon të krijoni filtrin tuaj me ngjyra dhe stile që ju pëlqejnë nga një foto e preferuar që shërben si frymëzim. Kjo krijon një filtër të ripërdorshëm që mund të aplikohet në fotografitë e ardhshme.     

                    

Për kineastin aspirues, Pro Video ju jep edhe më shumë kontroll, duke ju lejuar të rregulloni cilësimet si ISO, shutter speed dhe nivelin e ekspozimit. Ju gjithashtu mund të navigoni midis kamerave të përparme dhe të pasme ndërsa regjistroni video.

Galeri Inteligjente

Ky azhurnim sjell gjithashtu një shumëllojshmëri të veçorive të galerisë për t’ju ndihmuar të organizoni përmbajtjen tuaj. Kur shikoni një fotografi në galeri, mund të zmadhoni një imazh dhe të shtypni Quick Crop, të vendosur në këndin e sipërm të majtë, për të prerë fotot në çdo madhësi që dëshironi. Me aktivizimin e Clean View, aplikacioni Gallery grupon automatikisht së bashku fotografi të ngjashme me të njëjtin temë për një galeri më të organizuar. Përdoruesit mund të rishikojnë me lehtësi të shkrepura të ngjashme dhe të zgjedhin të preferuarën e tyre për të shërbyer si ikonë e grupit fotografik.

Mundësi të Lehta Shkëmbimi

Tani mund të ndani më shumë përmbajtje lehtësisht dhe shpejt. Quick Share, ju mund të shihni se cilat nga kontaktet tuaja janë afër dhe të ndani fotografi, video, apo edhe skedarë të mëdhenj me shumë njerëz në të njëjtën kohë. Me Music Share, mund të zgjasni lidhjen tuaj të çiftuar Bluetooth dhe nuk keni nevojë të shkëputeni që një mik të luajë muzikën e tij në një altoparlant ose në stereo në makinë.