LAJMI I FUNDIT:

Fotografia më e mirë Rankinit: Supermodelja nën një maskë lope

Fotografia më e mirë Rankinit: Supermodelja nën një maskë lope

“Nuk mendoj se modelet trajtoheshin si njerëz. Kështu, huazuam një fermë, vendosëm disa në maska dhe fotografuam në një hambar”, thotë për Guardian, fotografi i njohur, John Rankin Waddell, i cili tashmë ka publikuar librin “Unfashionable: 30 Years of Fashion Photography by Rankin”, transmeton Telegrafi.

“Kjo ndodhi në kohën kur isha I lodhur pak nga moda. Ishte një koment për mënyrën se si mendoja se disa modele trajtoheshin, para meje. Ndjeja se nuk u trajtuan si njerëz. E kisha një projekt, ‘Breeding’, se si modelet kanë pamje pothuajse homogjene, me gjithçka të barabartë dhe në përmasa të veçanta. Pra, mendoj se isha i interesuar për bagëtinë si temë.


Njerëzit gjithmonë më quajnë fotograf i modës, por në fakt jam fotograf i portreteve. Kurrë nuk jam ndjerë se i përkas plotësisht botës së modës, sidomos anës së biznesit.

E kisha bërë një version të kësaj më 1993 në Kentish Town City Farm, me stilisten Katie Grand. Studioja ime ishte poshtë rrugës dhe kisha një pamje të fermës. Për fotografi, duhej të ishte gjithçka reale, kështu që huazova fermën e dikujt në Dorset.

Jam një adhurues shumë i madh i Monty Python-[ve dhe atij lloji të komedisë britanike. Mendova: ‘Pse të mos bëjmë fotografi qesharake të modës, për lopët dhe delet?’ Moda mund të jetë absurde: thjesht doja të vë një pasqyrë në të, e të bëja diçka qesharake. E dija që njerëzit do ta pëlqejnë ose do të mërziten me të.

Ishte punë e këndshme, por e pakëndshme për modelet. E kemi përdorur një hambar lopësh dhe fushën ku kullotnin delet. Në hambar bëmë edhe një studio. I fotografoja lopët me Polaroid, në të dy anët, për t’u dukur për hiper-realiste. Por, përdorja edhe një Mamiya RZ67 që e kisha atëherë. E bëj shpeshherë këtë: dyfishim të aparateve, në rast se një qasje nuk funksionon.

Kishte diçka qesharake dhe pa kuptim për t’i sjellë modelet në skenë, pastaj për t’ua vënë shputat dhe maskat e lopëve. Mund të ishte kushdo brenda.

Gjithmonë i kam dashur kafshët. Disa vjet më parë u bëra vegjetarian. Kam tre qen dhe bëjë foto për Battersea Dogs & Cats Home. Janë të bukur për t’u fotografuar. Çdo vit, bashkëshortja ime dhe unë e bëjmë një kalendar qeni për familjen. Një herë bëra foto të modës së maceve. Kishim të gjitha këto veshjet për mace, bazuar në gjërat e Prada-s dhe Chanel-it. Por, pronari i kishte dhënë kafshës kaq shumë respekt, sa kishte shtuar peshë dhe nuk mund të përshtatej në asnjë nga rrobat. Pra, përsëri është ajo nevoja t’i tregoni modeles se ka shtuar peshë.

Nuk dua të kafshoj dorën që më ushqen. Jam shumë i joshur nga moda dhe e dua pamjen e saj. Por, jam i interesuar për njerëzimin.” /Telegrafi/