LAJMI I FUNDIT:

Me fotografi të përpunuara, u shfaq si “shumë i pasur” në Instagram, 19-vjeçari thotë se është “i habitur se sa e lehtë ishte”! (Foto/Video)

Me fotografi të përpunuara, u shfaq si “shumë i pasur” në Instagram, 19-vjeçari thotë se është “i habitur se sa e lehtë ishte”! (Foto/Video)

Një djalë 19-vjeçar, i cili kaloi një javë duke pretenduar se ishte i pasur në mediat sociale, thotë se ishte i habitur nga sa e lehtë ishte një gjë e tillë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Byron Denton, i njohur për kanalin e tij tbhbyron, filloi postimin e fotografive të përpunuara të tij në Instagram në fund të janarit.


Në fotografi ai shfaqej i veshur me marka të njohura, i ulur në një aeroplan privat dhe jo vetëm.

Dhe pas një jave të postimit të fotografive të përpunuara, Denton zbuloi të vërtetën në YouTube.

Duke folur për INSIDER, Denton tha se eksperimenti i tij ishte frymëzuar nga njerëz si George Mason, i cili kishte falsifikuar shkuarjen në pushime për një javë më parë këtë vit.

“Pashë shumë njerëz që falsifikonin ngjarje të ndryshme, por mendova se do të ishte mirë të kisha një qasje tjetër”, ka thënë 19-vjeçari.

“Unë gjithmonë mendoja se fakti që njerëzit janë të dhënë pas të famshmëve është për shkak të faktit se ata mund të përballojnë një jetë që jo të gjithë munden”.

Ai tregoi se përdorte dy aplikacione për përpunimin e fotografive, për të “mbivendosur” imazhet së bashku dhe Adobe Photoshop Lightroom për të “ngjyrosur produktin përfundimtar”.

Mesatarisht, ai thotë se i merrte rreth 45 minuta në përpunimin e fotografive, për të krijuar çdo post Instagram.

Madje, ai thotë se shumica e njerëzve nuk i vunë re se fotografitë e tij ishin të përpunuara – vetëm pesë veta kishin një dyshim të tillë. /Telegrafi/