LAJMI I FUNDIT:

Fotografi i mirënjohur Fadil Berisha bëhet pjesë e Bordit të Drejtorëve të GERMIN-it

Fotografi i mirënjohur Fadil Berisha bëhet pjesë e Bordit të Drejtorëve të GERMIN-it

Fotografi i mirënjohur Fadil Berisha është bërë pjesë e Bordit të Drejtorëve të GERMIN-it.

Në njoftimin e GERMIN-it thuhet se Berisha iu bashkohet bordit profesional të GERMIN-it me qëllim të dhënies së kontributit të tij për diasporën shqiptare dhe vendin e tij të origjinës.

Fadil Berisha, ka lindur në Kosovë por në moshë të hershme ka emigruar për në Itali e më pas në Amerikë. Ndonëse gjithë jetën e ka kaluar në kontinentin amerikan, për të lidhja me shqiptarët nuk është zbehur asnjëherë.

Përkundrazi ai vazhdon të mbetet adresa kryesore e shumë shqiptarëve të cilët emigrojnë në Amerikë, thuhet më tej.

Berisha përmes artit të tij mundohet që të paraqes shqiptarët prej një këndi tjetër – të paraqes që shqiptarët kanë traditë, kulturë e histori të pasur.

Në intervistat e dhëna për mediat shqiptare, Berisha, gjithmonë e potencon që prindërit e tij janë një prej arsyeve që ai nuk ka reshtur asnjëherë së kontribuari për vendin e origjinës.

“E mbaj mend nënën time gjithmonë me sytë me lot, e mbaj mend dëshirën të shikoja këto vende e njerëz për të cilët prindërit e mi kishin kaq mall e dashuri”, shprehej Berisha në një intervistë të dhënë për Telegrafi.com në prill të vitit 2019.

Por Berisha, nuk është i njohur vetëm për komunitetin shqiptar. Madje, ai karrierën profesionale e nisi pikërisht me fotografimin e një gruaje të njohur, siç është Denise Richards, ish-gruaja e aktorit të njohur Charlie Sheen. Pas saj, Berisha ka fotografuar personalitete të njohura botërore si: Donald Trump, Russell Simmons, Bill Clinton, Halle Berry, Snoop Dogg, Roger Federer, Fergie, Patti LaBelle, Harry Belafonte, Jennifer Beals, Beverly Johnson, Robert Evans, Kim Kardashian, Tyra Banks etj.

“Prandaj ekipi i GERMIN, është i lumtur që një personalitet i njohur si Berisha nga tash e tutje do të kontribuojë në misionin tonë të përhershëm, që diasporën shqiptare ta lidhim me vendin e origjinës”.

GERMIN është një organizatë joqeveritare që përdor teknologjinë dhe kanalet virtuale për të lidhur dhe angazhuar Diasporën në avancimin e zhvillimit dhe demokratizimit të vendeve të tyre. GERMIN filloi në 2011 si një grup joformal që përpiqej të gjente rrugën për t’u lidhur me atdheun dhe u themelua zyrtarisht në 2014. Për momentin GERMIN operon me zyrat e saja ne Prishtinë e Tiranë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori