LAJMI I FUNDIT:

Foshnja dëgjon zërin e mamasë për herë të parë – pamjet tregojnë momentin emocionues

Foshnja dëgjon zërin e mamasë për herë të parë – pamjet tregojnë momentin emocionues

Një nënë e cila ka rritur ndërgjegjësimin për humbjen e dëgjimit ka shpërndarë një video prekëse të foshnjës së saj duke dëgjuar zërin e saj për herë të parë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Christina Pacala ngarkoi një video disa sekondëshe të momentit emocional që ndau me të porsalindurin e saj Riley në TikTok në fillim të këtij muaji dhe u sigurua që t’u bënte të ditur ndjekësve të saj se aparatet e dëgjimit janë vetëm një opsion dhe jo një “rregullim”.


“Kam debatuar nëse do ta postoja këtë video të vajzës sime të shurdhër që dëgjon për herë të parë”, shpjegoi Pacala në videon e saj.

“Aparatet e dëgjimit nuk janë një ‘rregullim’ magjik për njerëzit e shurdhër. Personat e shurdhër nuk kanë nevojë të ‘rregullohen’. Ata janë thjesht një mjet për të pasur qasje në zërin. Por, ky ishte një moment mjaft i veçantë për ne”.

@christina_pax Allll the emotions hearing Mama’s voice for the 1st time #deafkidsrock #deafawareness #hearingaidsgang #babytok #momsoftiktok #momtok #toddlertok #fyp ♬ Pieces (Solo Piano Version) – Danilo Stankovic

“Burri im dhe unë mirëpritëm vajzën tonë të bukur, Riley, në botë në tetor të vitit 2020”, tha Pacala për Fox News.

“Menjëherë pas lindjes së Riley përmes një sërë testesh me një audiolog, mësuam se Riley është i shurdhër. Ne e kemi bërë qëllimin tonë t’i japim Riley qasje në sa më shumë mjete që të jetë e mundur për të ndihmuar komunikimin dhe zhvillimin e saj”.

Videoja e Pacala dhe Riley është realizuar një vit më parë.

Riley u pajis me aparate dëgjimi pesë javë pas lindjes së saj, dhe videoja tregon se Riley i vogël kalon një sërë emocionesh ndërsa Pacala i tregon asaj se sa shumë e duan. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Rrufeja godet majën e vullkanit - shikoni videon mahnitëse nga Guatemala

Rrufeja godet majën e vullkanit - shikoni videon mahnitëse nga Guatemala

Interesante
Një foto e një qilimi në Kroaci ka shkaktuar bujë të madhe në rrjetet sociale

Një foto e një qilimi në Kroaci ka shkaktuar bujë të madhe në rrjetet sociale

Fun
I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë

I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë

Fun
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Vogëlushja mendonte se në dhomën e saj ka përbindësha - bletari zbulon mbi 60 mijë bletë

Vogëlushja mendonte se në dhomën e saj ka përbindësha - bletari zbulon mbi 60 mijë bletë

Interesante
Një grua regjistroi aksidentalisht hapat e parë të djalit të saj, skena është e adhurueshme

Një grua regjistroi aksidentalisht hapat e parë të djalit të saj, skena është e adhurueshme

Fun
Kalo në kategori