LAJMI I FUNDIT:

Forumi i Sektorit të Ushqimit: Lidhja e furnizimit duhet të jetë me kërkesën

Forumi i Sektorit të Ushqimit: Lidhja e furnizimit duhet të jetë me kërkesën

Lidhshmëria mes ofertës dhe kërkesës ishte tema që u diskutua në Forumin e Sektorit të Ushqimit, organizuar nga USAID Kosovo Compete Actitvity në bashkëpunim me Shoqatën e Përpunuesve të Pemëve dhe Perimeve të Kosovës dhe Rrjetin e Shitësve me Pakicë.

Detaje nga kjo ngjarje për emisionin “7 Ditë me Panxhën” i ka ndarë Skënder Rama, drejtor i projektit në USAID Kosovo Compete.

“Interesimi ka qenë i jashtëzakonshëm, jemi befasuar që sidomos që blerësit strategjikë i janë përgjigjur të gjithë ftesës të Rrjetit të Shitësve me Pakicë”, tregoi Rama.

Ndërsa u diskutua edhe për zgjerimin e këtij bashkëpunimi mes shitësve dhe blerësve, e për këtë Rama u shpreh se duhet të ketë një komunikimi më të qartë mes të dy palëve.

Kurse, Rexhep Berisha që kishte ardhur nga Zvicra vetëm për të marrë pjesë në këtë forum, tha se bashkëpunimi me shitësit kosovarë është shumë i qartë dhe i ndërsjellët.

E Ejup Ahmeti nga Doni Fruit, i cili furnizon me fruta rrjetin ndërkombëtar të restoranteve të ushqimit të shpejtë Burger King, tregon se si arriti deri te kjo kontratë.

Të pranishëm ishin edhe përpunuesit e ushqimit të cilit ishin të përfaqësuar nga një numër i madh i shoqatave, ata të përpunimit e prodhimit të qumështit dhe produkteve tjera ushqimore.