Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar ka reaguar pas vrasjes së trefishtë që ka ndodhur ditën e premte në Rufc të Lipjanit, ku mbetën të vdekur një çift dhe djali i tyre.
Në reagimin e bërë për media, Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar thotë se djali që u vra dje ishte me aftësi të kufizuara, transmeton Telegrafi.
“Pas ngjarjes së ndodhur dje në familjen Bekteshi në Rufc të Lipjani Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar është thellë i tronditur me vrasjen e trefishtë, me këtë rast ne ju shprehim ngushëllimet më të thella familjarëve, miqve dhe bashkëvendësve të tyre.
Sipas informatave që kemi nga banorët dhe të afërmit Arditi djali që u vra ditën e djeshme në shtëpinë e tij në fshatin Rufc ishte person me aftësi të kufizuara, kjo e rëndon edhe më tutje gjendjen për shkak të mungesës së kujdesit dhe mbrojtës nga institucionet përkatëse të Republikës së Kosovës për personat më aftësi të kufizuara”, thuhet në reagim.
Më tej, në reagim theksohet se, personat me aftësi të kufizuara janë kategoria më e prekur në të gjitha aspektet e dhunës si në familje, si në shoqëri dhe në institucionet shkollore e deri në institucione të larta të shtetit.
“Jemi shumë të shqetësuar se nga mungesa e kujdesit janë duke vuajtur shumë fëmijë me aftësi të kufizuara ku keqtrajtohen së pari nga familjarët e tyre e deri tek të rriturit që jetojnë të diskriminuar, të braktisur dhe pakujdesje shtetërore”.
Tutje, FKAK kërkon nga institucionet më të larta shtetërorë që t’i zbardhin sa më shpejtë motivet e vrasjes dhe arsyet se pse quan në vrasjen e djalit me aftësi të kufizuara dhe dy familjarëve të tjerë.
“Ju bëjmë thirrje institucioneve që të fillojnë të zbatojnë programe për kujdes dhe mbrojtje dhe vizita nëpër shtëpi të personave me aftësi të kufizuara të cilët duhet ta vëzhgojnë jetën e tyre nga afër për kushtet e jetës dhe trajtimi që u bëhet nga familjarët së pari e deri te shoqëria dhe të tjerët”.
Ndryshe, Policia ka konfirmuar se një person në Lipjan ka vrarë gruan, djalin dhe më pas vetën.
Varrimi i viktimave bëhet sot, ndërsa lidhur me rastin Prokuroria ka nisur hetimet, kurse janë konfiskuar dy armë zjarri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje
Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'