Sezoni i Ligës së Kampionëve përfundoi të shtunën e 29 majit, me dy klubet angleze si, Manchester City dhe Chelsea që u takuan në finale.

The Blues triumfuan 1-0 ndaj Citizens në Estadio do Dragao në Portugali me golin e vetëm të realizuar nga Kai Havertz.


Me Chelsean që mori trofeun në duar, WhoScored ka mbledhur vlerësimet e lojtarëve që kishin paraqitjet më të mira në garën më të madhe për Klube në Evropë, duke përpiluar një formacion.

Portier: Edouard Mendy (Chelsea) - 7.11

Mendy pësoi vetëm tre gola dhe mbajti nëntë gola të paprekura në 12 ndeshjet e tij në Ligën e Kampionëve.

Edouard Mendy fitoi Ligën e Kampionëve me Chelsean.

Mbrojtës i djathtë: Juan Cuadrado (Juventus) - 7.94

Mbrojtësi i Juventusit regjistroi gjashtë asistime nga po aq ndeshje.

1604423489321

Mbrojtës qendror: Cristiano Romero (Atalanta) - 7.67

Romero ishte një shkëmb te Atalanta që arriti deri në 1/8 e finales.

1001435631 scaled 1

Mbrojtës qendror: Niklas Sule (Bayern) - 7.27

Sule shënoi një herë dhe ndihmoi Bayernin të mbante dy porta të paprekuar para se të eliminohej nga Paris Saint-Germain në çerekfinale.

niklas sule 1

Mbrojtës i majtë: Alex Sandro (Juventus) - 7.60

Juventus u eliminua në 1/8 e finales, por të dy mbrojtësit e tyre startues e bëjnë statistikën më të mirë në këtë formacion.

alex sandro torino italy th august juventus fc action uefa champions league match olympique lyonnais 193620630

Sulmues krahu në të majtë: Neymar (PSG) - 7.64

Neymar ishte tre herë lojtari i ndeshjes nga WhoScored në nëntë ndeshjet e tij.

neymar 2021 kit

Mesfushor: Joshua Kimmich (Bayern) - 7.95

Kimmich kontribuoi në pesë gola (një gol, katër asistime) në shtatë ndeshje.

2.kimmich

Mesfushor: Kevin De Bruyne (Man City) - 7.55

Fatkeqësisht De Bruyne u detyrua të largohej shkaku i një lëndimi në finale. Por, paraqitjet e tij ishin mbresëlënëse.

2.de bruyne

Sulmues krahu në të djathtë: Kylian Mbappe (PSG) - 7.75

Mbappe qëlloi rrjetën tetë herë, ndërsa regjistroi gjithashtu tre asistime.

mbappe psg

Sulmues qendror: Lionel Messi (Barcelona) - 8.51

Ishte një edicion zhgënjyes për Barcelonën, e cila u eliminua në 1/8 e finales. Messi bëri gjithçka që mundi me shtatë gola në gjashtë ndeshje.

koeman messi 1

Sulmues kryesor: Erling Haaland (Dortmund) - 7.97

Haaland ishte dominues në Ligën e Kampionëve këtë sezon, duke shënuar dhjetë herë ndërsa Dortmund u eliminua në çerekfinale. /Telegrafi/

haaland 1

telegrafi sport app