LAJMI I FUNDIT:

Formacioni me lojtarët më të mbivlerësuar në Ligën Premier, i mbushur me ‘yje’ nga Liverpool, Chelsea dhe Man Utd

Formacioni me lojtarët më të mbivlerësuar në Ligën Premier, i mbushur me ‘yje’ nga Liverpool, Chelsea dhe Man Utd

Siç e di çdo tifoz futbolli, sporti ka të bëjë me opinione të ndryshme, por një medium i njohur ka ardhur në përfundim për të bërë një formacion më lojtarët më të mbivlerësuar në Ligën Premier.

Liga Premier është njëri nga kampionatet më atraktive dhe me veti mbart shumë lojtarë të njohur dhe yje futbolli.

Megjithatë, kampionati anglez njihet edhe për shifrat e çmendura që paguhen për transferimin e futbollistëve ‘normal’.


Shumë nga ta dështojnë të tregojnë veten dhe vlerësohen më shumë sesa që në të vërteta janë dhe ofrojnë.

Të gjitha lajmet nga Liga Premier
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Liga Premier

Faqja e njohur sportive GivemeSport ka përpiluar një formacion me lojtarët e mbivlerësuar në Ligën Premier.

Shumica nga ta luajnë në klubet kryesore të kampionatit, ku ndër to edhe Liverpooli, Chelsea dhe Manchester Unitedi.

Portier – Hugo Lloris (Tottenham Hotspur)

Për një kohë të gjatë, Lloris ishte llogaritur një portier i klasit botëror për Spurs dhe Francën. Sidoqoftë, ato ditë kanë praruar dhe ish-portieri i Lyonit tani duket i prirur për të bërë gabime pothuajse çdo ndeshje që ai luan. Lloris është akoma një portier i mirë, por jo aq sa vlerësohet dhe thuhet.

Mbrojtës i djathtë – Aaron Wan-Bissaka (Manchester United)

Njeriu me nofkën “merimanga” është fantastik kur bëhet fjalë për të bërë ndërhyrje rrëshqitëse, por ai është i detyruar t’i kryejë ato për shkak të mungesës së vetëdijes për pozicionimit jo adekuat. Wan-Bissaka është gjithashtu mjaft i dobët në pjesën e sulmit, e cila thjesht duhet të jetë në nivel për mbrojtësit e djathtë modern.

Qendërmbrojtës – James Tarkowski (Burnley)

Deri më sot, ne ende nuk mund të besojmë se Burnley kishte ‘fytyrë’ për t’i kërkuar Leicester Cityt dhe skuadrave tjera nga 50 milionë funte për nënshkrimin e Tarkowskit. Ai është një mbrojtës që jo rrallëherë bën gabime dhe sulmuesit shpeshherë përfitojnë nga vendosja e tij e dobët në fushën e lojës.

Qendërmbrojtës – Tyrone Mings (Aston Villa)

Se si Mings ftohet të jetë pjesë e ekipit të kombëtares së Anglisë kjo është absolutisht befasuese. Mings thjesht bën shumë gabime për t’u konsideruar së paku lojtar i një niveli mbi mestarë në Ligën Premier.

Mbrojtës i majtë – Lucas Digne (Everton)

Mos u mashtroni duke menduar se Digne është lojtar i klasit botëror vetëm sepse ai është një ish-lojtar i Barcelonës dhe përfaqësues i Francës. Digne është një futbollist i mirë, por krahasimet me Andy Robertson të Liverpoolit janë më shumë se qesharake.

Mesfushor qendror – Youri Tielemans (Leicester City)

Ndoshta emri më e diskutueshëm në këtë formacion. Tielemans është një futbollist shumë, shumë i mirë, nuk e kundërshtohet në asnjë mënyrë. Sidoqoftë, krahasimet e tij me disa yje të Ligës Premier dhe konsiderimi i tij si një përzierje e Patrick Vieiras me Kevin De Bruyne është thjeshtë një budallallëk.

Mesfushor qendror – James Ward-Prowse (Southampton)

Ward-Prowse është një goditës i mirë i gjuajtjeve të lira dhe një futbollist që rrallë humbet një minutë nga ndeshjet. Këto janë tipare të lavdërueshme, por a është ai vërtet një futbollist i kalibrit botëror? Sipas mendimit modest, jo.

Sulmues i djathtë – Adama Traore (Wolverhampton)

Shpejtësia, forca dhe aftësia e driblimit të Traores e bëjnë atë një lojtar jashtëzakonisht argëtues për ta parë, për kjo nuk mjafton. Ai ka kontribuar në vetëm katër gola në 43 ndeshjet e tij të fundit në Ligën Premier, një rekord i mjerueshëm për një lojtar sulmues që konsiderohet i kalibrit botëror.

Sulmues i dytë – Kai Havertz (Chelsea)

Edhe emri i tij mund të ketë kundërthënie. Havertz ka treguar disa nga cilësisë e tij në Chelsea dhe madje ka shënuar golin e fitores në finalen e Ligës së Kampionëve të sezonit të kaluar. Sidoqoftë, gjermani duhet të bëjë akoma më shumë për të arritur reputacionin e tij si një lojtar i ‘klasit botëror’.

Sulmues i majtë – Anthony Martial (Manchester United)

Sulmuesi francez posedon aftësi të klasit botëror, megjithatë, ne rrallë i shohim ato në fushë me fanellën të Unitedit. Martial shënoi vetëm katër gola në Ligën Premier sezonin e kaluar dhe ende nuk ka gjetur rrjetën në sezonin 2021/22. Është koha për të pranuar se ai kurrë nuk do të jetë një top lojtar në Angli.

Qendërsulmues – Roberto Firmino (Liverpool)

Ne të gjithë kemi dëgjuar ndonjë tifoz të Liverpoolit të rrëfejë se sa jetik është Firmino për ‘sistemin’ e Jurgen Klopp. Por na falni, askush nuk mund të konsiderohet një sulmues i shkëlqyeshëm në librat e futbollit kur të kenë shënuar më së shumti 12 gola në një sezon të Ligës Premier.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar

Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar

Ligat tjera
Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë

Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë

Kombëtarja e Shqipërisë
As nuk deshën të dëgjonin për Pogban - vjen refuzimi i parë nga një klub i madh në Evropë

As nuk deshën të dëgjonin për Pogban - vjen refuzimi i parë nga një klub i madh në Evropë

La Liga
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i kërkuar mbetet problem

Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i kërkuar mbetet problem

La Liga
Zyrtare: Guardiola i qëndron besnik Man Cityt, vazhdon kontratën me kampionët anglez

Zyrtare: Guardiola i qëndron besnik Man Cityt, vazhdon kontratën me kampionët anglez

Premier League
Gjiganti anglez ndryshon strategji për Thuram, i afron atë që Interi nuk mundet

Gjiganti anglez ndryshon strategji për Thuram, i afron atë që Interi nuk mundet

Premier League
Kalo në kategori