Ka përfunduar edhe java e 33 e kampionatin anglez, Ligës Premier.

Java e 33 e Ligës Premier ka sjell ndeshje interesante, ku shumë futbollistë kanë treguar potencialin e tyre duke vendosur edhe ndeshje.


Por, ka pasur edhe nga ata që kanë dështuar t’i kryejnë me sukses detyrat e tyre, duke ndikuar direkt apo indirekt në humbjet e skuadrave të tyre.

Të tillë janë pesë futbollistë të Chelseat që kanë përfunduar në formacionin e dështakëve të javës në Ligës Premier, pas humbjes dhe dominimit të Manchester United, përcjell Telegrafi.

Nga futbollistët e Chelseat të përfshirë në formacionin e dështakëve janë: Eden Hazard, Diego Costa, Victor Moses, Nemanja Matic e Kurt Zouma.

Futbollistët tjerë që kanë për vijnë nga skuadra e West Hamit, Swanseas dhe Bournemouthit, ndërsa emrat më të njohur janë Jack Wilshere dhe sulmuesi Fernando Llorente. /Telegrafi/

Formacioni i dështakëve: 

formacioni i deshtuar

telegrafi sport app