LAJMI I FUNDIT:

Formacionet zyrtare të derbit turk: Besiktas-Galatsaray

Formacionet zyrtare të derbit turk: Besiktas-Galatsaray

Superliga turke do të jetë dëshmitare e derbit të zjarrtë të xhiros së 14-të mes Besiktasit dhe Galatasarayt.

Në stadiumi Vodafone Park të Stambollit do të takohen vendasit e Besiktasit si dhe mysafirët e Galatasarayt.

Në të kaluarën në të gjitha garat këto dy skuadra janë takuar gjithsej 344 herë, ku shihet se futbollistët e Galatas kanë dal më shumë herë kokëlartë prej derbive.


https://www.instagram.com/p/Bq2ya_AnHrn/

“Cim Bom Bom” ka fituar 120 ndeshje, ‘Shqiponjat e Zeza’ kanë dal triumfues në 110 takime gjersa të barabartë janë ndarë në 114 ballafaqime.

Fitoren më të thellë e kanë shënuar kuqeverdhët 9-2 (viti 1940) gjersa bardhezinjët triumfin më të thellë e kanë me rezultat 5-0 (viti 1933 dhe 1940).

Tashmë janë publikuar edhe formacionet zyrtare të dyja skuadrave, ku mysafirët nuk do ta kenë ndihmën e trajnerit Fatih Terim, i cili është i suspenduar tash e disa javë nga Federata e Turqisë.

Babel dhe Pepe

Besiktas nuk do t’i ketë në dispozcion shkaku i lëndimeve te futbollistë – Pepen, Ryan Babel dhe Enzo Roco gjersa te Galatasaray do të mungojnë shkaku i lëndimeve dhe suspendimeve shtatë lojtarë – Younes Belhanda, Emre Akbaba, Sinan Gumuş, Ryan Donk, Badou Ndiaye, Garry Rodrigues dhe Serdar Aziz.

Besiktas: Karius, Adriano, Vida, Necip, Caner, Medel, Dorukhan, Ljajic, Pektemek, Quaresma dhe Yalçın.

Galatasaray: Muslera, Mariano, Kabak, Çalık, Maicon, Nagatomo, Selçuk, Fernando, Feghouli, Onyekuru dhe Derdiyok. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

Ndërkombëtare
Notat e lojtarëve, Man City 0-2 Liverpool: Salah ‘mbreti’ i derbit

Notat e lojtarëve, Man City 0-2 Liverpool: Salah ‘mbreti’ i derbit

Premier League
Vëllaznimi vjen me reagim për ngjarjet në Prizren – i quan kriminel tifozët vendas, ndërsa klubin e Lirisë si të pabesë

Vëllaznimi vjen me reagim për ngjarjet në Prizren – i quan kriminel tifozët vendas, ndërsa klubin e Lirisë si të pabesë

Liga e Parë
“Ne duhet të fitojmë kampionatin, unë dhe djemtë e mëdhenj në këtë ekip” - Salah flet për fitoren e madhe ndaj Man Cityt

“Ne duhet të fitojmë kampionatin, unë dhe djemtë e mëdhenj në këtë ekip” - Salah flet për fitoren e madhe ndaj Man Cityt

Premier League
Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Serie A
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Kalo në kategori