Formacionet zyrtare, Juventus – Salernitana: Allegri me shumë mungesa

Juventusi pret Salernitanan në kuadër të javës së gjashtë në Serie A.
Kriza e dëmtimeve te Juventusi vazhdon, ku Manuel Locatelli dhe Adrien Rabiot janë të fundit që i shtohen listës.
Ata bashkohen me Angel Di Maria, Paul Pogba, Wojciech Szczesny, Federico Chiesa dhe Kaio Jorge , kështu që Max Allegri i jep rast Moise Kean për të shkëlqyer.
Salernitana është e pamposhtur në katër ndeshje, pasi ka mposhtur Sampdorian 4-0 dhe ka barazuar kundër Udineses, Bolognas dhe Empolit.
Franck Ribery, Ivan Radovanoviç , Emil Bohinen dhe Matteo Lovato janë të lënduar, ndërsa Krzysztof Piatek do të fillojë ndeshjen për herë të parë.
Juventus: Perin; Cuadrado, Bremer , Bonucci, De Sciglio; McKennie, Paredes, Miretti, Kostic; Kean, Vllahovic.
Salernitana: Sepe; Bronn, Fazio, Daniliuc; Candreva, Coulibaly, Maggiore, Vilhena, Mazzocchi; Piatek, Dia.
/Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
































