Formacionet zyrtare: Juve dëshiron një tjetër fitore ndaj Brescias
Juventusi është mysafir i Brescias në ndeshjen e xhiros së pestë të kampionatit italian që zhvillohet në Stadio Mario Rigamonti.
Skuadra nikoqire i ka fituar dy ndeshje dhe dy të tjera i ka humbur, ashtu që me gjashtë pikë të arkëtuara mban vendin e 11 në renditje.
Nga ana tjetër, kampioni i Serie A i ka regjistruar tri fitore dhe një barazim në katër xhirot e para dhe qëndron në vend të dytë në tabelë me 10 pikë, dy më pak se Interi që është lider.
Dy trajnerët, Eugenio Corini dhe Maurizio Sarri, i kanë përgatitur formacionet e tyre për këtë përballje.
Formacioni startues i Brescias: Joronen; Sabelli, Cistana, Chancellor, Mateju; Bisoli, Tonali, Dessena; Romulo; Balotelli, A Donnarumma.
/Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





























