Interi dhe Roma përballen në kuadër të javës së dhjetë në Serie A.

Ndeshja që fillon në ora 18:00, do të luhet në stadiumin “Giuseppe Meazza”.


Interi është aktualisht në vendin e dytë me 22 pikë, një më pak se Juventusi dhe në rast të fitores e ka shansin të rikthehet në krye.

Në anën tjetër, Roma po kalon nëpër një formë të mirë në tri ndeshjet e fundit, pasi i ka të gjitha fitore, mirëpo gjendet në vendin e tetë me 14 pikë.

Formacionet zyrtare:Inter: Sommer, Pavard, Acerbi, Bastoni, Dumfries, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco, Thuram, Lautaro.

Roma: Rui Patricio; Mancini, Llorente, Ndicka; Kristensen, Cristante, Paredes, Bove, Zalewski; Lukaku, El Shaarawy. /Telegrafi/

telegrafi sport app