LAJMI I FUNDIT:

Forma e Kosovës dhe Bullgarisë para përballjes mes tyre

Forma e Kosovës dhe Bullgarisë para përballjes mes tyre

Bullgaria është kundërshtari i parë i Kosovës në ndeshjet kualifikuese për ‘Euro 2020’ që njëherësh shënon edhe debutimin e Përfaqësueses sonë në kualifikimet për një Kampionat Evropian.

Këto dy përfaqësuese asnjëherë më parë nuk janë takuar me njëra-tjetrën, ndërsa herën e fundit që Bullgaria është kualifikuar në një Evropian ka qenë në vitin 2004.


Ka kohë që Kosova nuk di për humbje, ndërsa nën drejtimin e Bernard Challandes ka bërë disa paraqitje mbresëlënëse.

Të gjitha lajmet nga Përfaqësuesja e Kosovës
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Përfaqësuesja e Kosovës

Në pesë ndeshjet e fundit (në Ligën e Kombeve: 3-1 si vendas ndaj Maltës, 1-1 si mysafir i Ishujve Faroe, 5-0 si mysafir i Maltës dhe 4-0 në shtëpi ndaj Azerbajxhanit; si edhe 2-2 në miqësoren ndaj Danimarkës), Përfaqësuesja jonë numëron tri fitore dhe dy barazime.

Bullgaria në pesë ndeshjet e fundit në Ligën e Kombeve ka arritur dy fitore (ndaj Norvegjisë dhe Qipros), dy barazime (ndaj Sllovenisë dhe Qipros) dhe një humbje (nga Norvegjia).

Ndërkaq, në ndeshjen e parë kualifikuese për Euro 2020 në Grupin A, ka barazuar (1-1) në shtëpi ndaj Malit të zi. /Telegrafi/

Forma në ndeshjet e fundit (Foto: Uefa.com)