LAJMI I FUNDIT:

Forever 21 – ëndrra e emigrantit të varfër që nuk u dorëzua kurrë!

Forever 21 – ëndrra e emigrantit të varfër që nuk u dorëzua kurrë!

Nëse ekziston një karakteristikë që thuajse të gjithë pronarët e mëdhenj të bizneseve dhe ndërmarrësit e suksesshëm kanë, është padyshim rezistenca. Ajo është pikërisht çelësi i gjetjes së optimizmit për të vazhduar përpara, edhe pas dështimesh të shumta që mund të rrënojnë gjithçka.

Sidoqoftë, gjithnjë e më shumë edhe shpirtrat më të qëndrueshëm kanë nevojë për nxitje motivuese. Për fat, bota atje jashtë është plot histori frymëzuese, të cilat sigurisht na mësojnë shumë.


Këtu është një prej tyre!

Kur Do Won Chang u transferua nga Koreja drejt SHBA-së në vitin 1981, iu desh të bënte fillimisht tre punë për të siguruar jetesën për veten dhe gruan e tij, Jin Sook. Asokohe ai u punësua si portier në një ndërtesë dhe njëkohësisht ndante kohën për të punuar në një stacion karburanti dhe për të shkuar pastaj në një dyqan kafshësh ku gjithashtu punonte një pjesë të ditës.

Sigurisht përpjekjet ishin të mëdha, por me të ardhurat që siguroi, në 1984 mundi të hapte një dyqan të vogël veshjesh, i cili kërkoi jo pak mundime dhe vuajtje për dike si ai, emigrant pa asnjë ndihmë dhe mbështetje financiare, në tregjet e konkurrencës së ashpër amerikane.

Fillimisht shumat që mund të investonet ishin të vogla dhe për disa kohë madje as nuk pa fitime prej tyre. Ai ishte thjesht një dyqan i vogël veshjesh me pakicë. Vitet kaluan dhe me fitimet që rriteshin ditë pas dite edhe biznesi filloi të zgjerohej shumë. Dikur një ide e nisur nga hiçi, ai biznes i vogël që me zor mbahej, më vonë do të shndërrohej në gjigantin shumëkombësh të veshjeve Forever 21, që sot operon botërisht në shumë vende të botës. Me më shumë se 600 dyqane dhe plot 4.4 miliardë dollarë shitje vjetore, për drejtimin e biznesit tashmë markë ndërkombëtare, ndihmojnë edhe dy vajzat e çiftit Linda dhe Esther.

Me sa duket me shumë punë dhe vendosmëri, ëndrrat bëhen realitet dhe asgjë nuk është e pamundur! /Telegrafi/