LAJMI I FUNDIT:

​Ford pushon nga puna edhe 1,400 punëtorë, më 2019 ka pushuar 7 mijë

​Ford pushon nga puna edhe 1,400 punëtorë, më 2019 ka pushuar 7 mijë

Ford Motor Company njoftoi sot se planifikon të eliminojë 1,400 vende pune me paga fikse në Shtetet e Bashkuara deri në fund të vitit, si pjesë e një programi ristrukturimi shumëvjeçar me vlerë 11 miliardë dollarë.

Shkarkimet do të kryhen në bazë të largimeve vullnetare, së bashku me pagën e ndërprerjes, e cila gjithashtu do t’u ofrohet punonjësve që plotësojnë kushtet për pension, deklaroi prodhuesi amerikan i makinave në një e-mail dërguar punëtorëve, raporton Reuters.

Kompania, me qendër në Dearborn, Michigan, njoftoi më parë se pret një humbje këtë vit për shkak të ndikimit të pandemisë së virusit COVID-19.

Ai vlerëson se fitimi i tij para taksave do të jetë midis 500 milionë dollarë dhe 1.5 miliard dollarë në tremujorin e tretë dhe pret një humbje në tremujorin e katërt, kur do të lansojë disa modele të reja automjetesh.

Vitin e kaluar, Ford shkurtoi 7 mijë vende pune me paga fikse (paga e plotë, pavarësisht nga orët e punës) në të gjithë botën, duke synuar gjithashtu 12 mijë pushime shtesë nga puna dhe mbylljen e impianteve në Evropë. /KP/