LAJMI I FUNDIT:

Ford Mustang V8 do vazhdojë të prodhohet edhe në ‘epokën e veturave elektrike’

Ford Mustang V8 do vazhdojë të prodhohet edhe në ‘epokën e veturave elektrike’

Ford Mustang V8 i radhës mund të mos jetë i fundit – dhe koncepti mund të prodhohet në dekadën e ardhshme edhe në epokën e veturave elektrike.

Kështu deklaroi menaxheri i markës globale për Ford Mustang, Jim Owens.


Në një intervistë javën e kaluar, drejtuesi i lartë tha se Ford Mustang V8 do të vazhdojë të prodhohet “për aq kohë sa të mundemi, ne do ta bëjmë”, raporton Drive, transmeton Telegrafi.

Kur u pyet për kalimin e rivalëve të Ford Mustang si Chevrolet Camaro dhe Dodge Challenger në versione elektrike ose me motor gjashtë cilindra, Owens tha: “Kjo nuk është hera e parë që Camaro dhe Challenger nuk kanë qenë në treg në të njëjtën periudhë me ne”.

Duke vazhduar “Pra, ka pasur raste kur ato produkte nuk kanë qenë në segment, dhe ne kemi qenë këtu vazhdimisht që nga viti 1964”. /Telegrafi/