LAJMI I FUNDIT:

Ford Ka shumë i vogël, detyrohet të vozitë me kokë përjashta (Foto)

Ford Ka shumë i vogël, detyrohet të vozitë me kokë përjashta (Foto)

Adam Elliott është ndaluar nga Policia në Newcastle të Anglisë, sepse koka tij dilte sipër xhamit të përparmë.

Mirëpo, shoferi që është i gjatë 2.15 metra, është arsyetuar se vetura Ford ishte shumë e vogël, prandaj voziste në këtë formë, transmeton Telegrafi.


Madje, ai nuk e kishte ngritur karrigen e modelit Ka, por e ka hapur tavanin që ta ketë më komod.

“Nuk po qëndroja në këmbë, por jam i gjatë dhe nuk përshtatesha me makinën”, ka thënë Elliott për rastin.

Megjithëse janë publikuar fotografitë e ngjarjes, ai pritet që së shpejti do të dalë para drejtësisë. /Telegrafi/