LAJMI I FUNDIT:

Ford iu ka kërkuar lojtarëve të video-lojërave që ta dizajnojnë veturën e re virtuale

Ford iu ka kërkuar lojtarëve të video-lojërave që ta dizajnojnë veturën e re virtuale

Veturën e re virtuale për gara, dizajnerët e Ford do ta krijojnë me lojtarët e video-lojërave

Gjatë vitit të kaluar, Ford e ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm në botën e video-lojërave, duke e lansuar Team Fordzilla, që është një lojë simuluese që është popullarizuar në masë të madhe, transmeton Telegrafi.

Në mënyrë që të popullarizohet sa më shumë dhe të jetë shumë më i pëlqyer nga gjeneratat e ndryshme, Ford ka kërkuar edhe ndihmën e lojtarëve të video-lojërave.

Ata mund të japin sugjerime, si dhe të ofrojnë skica dhe dizajnë të makinave të reja për gara, që do të jenë pjesë e këtyre lojërave.

Këto vetura, që nuk bazohen në asnjë veturë tjetër më parë, mund të dizajnohen varësisht nga dëshira e tyre dhe të kenë forma nga më të ndryshme.

Dizajni i këtyre veturave, nuk është e domosdoshme që t’i përshtatet botës reale, sepse do të mbetet vetëm në formë virtuale dhe nuk do të përdoret për ndonjë veturë normale.

Megjithatë, duhet të jetë shumë atraktive, që te jetë pjesë e video-lojërave të Ford, që janë duke u popullarizuar gjithnjë e më shumë. /Telegrafi/