LAJMI I FUNDIT:

Ford F-150 Lightning dhe Mustang Mach-E do të kenë bateritë LFP

Ford F-150 Lightning dhe Mustang Mach-E do të kenë bateritë LFP

Ford po ka vështirësi që të përballet me kërkesat e shumta për veturat e tyre të para elektrike – Mustang Mach-E dhe F-150 Lightning dhe veturat e para komerciale elektrike po dëshmojnë që janë shumë të popullarizuara gjithashtu. Vonesat e zinxhirit furnizues dhe situata gjeo-politike që rrethojnë materialet e rralla të tokës po i detyrojnë të gjithë prodhuesit e veturave që të kërkojnë zgjidhje të reja.

Ford ka konfirmuar se do të shtojnë një lloj të ri të baterisë në pakot e tyre aktuale NCM – Lithium-Iron Phosphate shkurtimisht LFP.

Sipas kompanisë, bateria e re do të ngritë kapacitetin e prodhimit dhe do t’u japë konsumatorëve të tyre më shumë vite të operimit të veturës. Pjesa më kryesore është ajo e kursimit të 15 për qind nga kosto e lëndës së parë në krahasim me bateritë aktuale NCM, raporton ArenaEV, përcjell Telegrafi.

Ford planifikon shitjen e 600,000 veturave elektrike për vitin tjetër, duke përfshirë këtu 270,000 njësi të Mustang Mach-E dhe 150,000 njësi të F-150 Lightning. Veturat komerciale pritet që të arrijnë shifrën e 150,000 njësive dhe pastaj Ford planifikon shitjen e modelit të ri dhe më të vogël crossover në Evropë.

Planifikimi i prodhimit të 600,000 veturave elektrike nga Ford

Pakot e baterive LFP do të prodhohen nga CATL dhe fillimisht do të futen në përdorim tek modeli Mach- E, ndërsa F-150 Lightning do t’i fut në përdorim nga viti 2024.

Ford siç duket se veçse ka siguruar 70 për qind të kapacitetit që atyre u nevojitet për prodhimin e 2 milion veturave deri në vitin 2026. Furnizuesit kryesor të baterive do të jenë CATL, LG dhe SK On.

Për herë të parë, këtë vit shumica e blerësve të veturave kanë shprehur dëshirën e tyre për blerjen e një veture elektrike. Tregu i veturave elektrike nuk po rritet por po shpërthen.

Prodhuesit në mbarë globin po kanë vështirësi me furnizimet e lëndës së parë, dhe mungesat e çipave po i detyrojnë prodhuesit e veturave që të prodhojnë vetura të pa kompletuara duke i bërë ata që të shpresojnë që t’i instalojnë ato çipa në një fazë të mëvonshme.

Sigurimi i një furnizimi të besueshëm me bateri do të thotë një diferencë e bërë në mes të suksesit dhe dështimit të një kompanie që dëshiron të merr pjesë në garën e veturave elektrike. /Telegrafi/