LAJMI I FUNDIT:

Forconi imunitetin: Vitamina për shëndet dhe humor të mirë

Forconi imunitetin: Vitamina për shëndet dhe humor të mirë

Në periudhën kur janë përhapur viruset, është me rëndësi të forcojmë më shumë imunitetin.

Ushqimi i njëllojshëm më së shumti dobëson aftësinë e organizmit që të luftojë me sëmundjet, prandaj është me rëndësi që rregullisht të hamë pemë dhe perime, posaçërisht ato të pasura e vitaminën C.


Zinku shkurton kohëzgjatjen e ftohjes, por vitaminë C ka edhe në mish qengji, në farëra dhe në fruta arrore, drithëra me kokrra të plota dhe në fruta të detit, transmeton Telegrafi.

Kjo recetë për “bombë vitaminash” do t’ju ndihmojë që muajt e ftohtë t’i kaloni me shëndet të mirë, por dhe me humor të mirë.

Ju nevojiten: 100 g rrush të thatë, 150 g arra, 100 g bademe, lëng dhe kore të 2 limonëve organikë, 100 g kajsi të thata, 100 g kumbulla të thata, 250-300 g mjaltë.

Përgatitja: Bluani rrushin e thatë, arrat, bademet dhe koret e limonëve, shtoni lëngun e limonit, përzieni dhe bashkojani kumbullat dhe kajsitë e thata të bluara.

Përzieni, shtoni mjaltin dhe të gjitha përzieni mirë.

Qitni në një kavanoz të patër, lërini të qëndrojnë në një vend të errët një ose dy ditë dhe ruani në frigorifer.

Për fëmijët të moshës 3 vjeçare rekomandohet një lugë e vogël 2 herë në ditë, ndërkaq për të rriturit 1 – 2 lugë tri herë në ditë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori