LAJMI I FUNDIT:

Forcat izraelite vrasin komandantin e Brigadës Al-Aqsa

Forcat izraelite vrasin komandantin e Brigadës Al-Aqsa

Tre palestinezë, duke përfshirë një komandant të lartë të rezistencës së armatosur, janë vrarë nga forcat izraelite gjatë një bastisjeje në qytetin e pushtuar të Nablusit në Bregun Perëndimor, tha ministria palestineze e shëndetësisë.

Ushtria izraelite rrethoi një ndërtesë në Qytetin e Vjetër në orën 5 të mëngjesit me orën lokale (02:00 GMT) të martën, ku Ibrahim al-Nabulsi – komandanti i Brigadave të Dëshmorëve të al-Aqsa-s, ishte barrikaduar brenda. Një përleshje me armë zgjati për disa orë.


Al-Nabulsi, 30 vjeç, u vra së bashku me 32-vjeçarin Islam Sabbouh dhe Hussein Jamal Taha, tha ministria e shëndetësisë, duke shtuar se më shumë se 60 të tjerë u plagosën. Katër ishin në gjendje kritike.

John Holman i Al Jazeera tha se al-Nabulsi kishte “refuzuar të dorëzohej dhe ishte mbrojtur nga palestinezë të tjerë të armatosur” përpara se të vritej.

“Kjo nuk është hera e parë që forcat izraelite tentojnë të kapin al-Nabulsin”, tha Holman. “Ata u përpoqën disa herë, duke përfshirë në korrik, në një operacion masiv përsëri në të cilin vdiqën dy burra të tjerë”, deklaroi ai.

Al-Nabulsi, i njohur gjerësisht si “luani i Nablusit”, kishte qenë në arrati për shumë muaj dhe u mbijetoi disa atentateve nga Izraeli. Daljet e tij publike në funeralet e shokëve të tij, si në shkurt dhe korrik, kishin rritur më tej zemërimin e forcave izraelite. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës prej 5.5 miliardë dollarësh për Ukrainën

Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës prej 5.5 miliardë dollarësh për Ukrainën

Botë
Trump 2.0: Si po përgatiten aleatët e SHBA-së për një rikthim të tij në Shtëpinë e Bardhë?

Trump 2.0: Si po përgatiten aleatët e SHBA-së për një rikthim të tij në Shtëpinë e Bardhë?

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën

SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën

Botë
Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri

Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri

Amerika
Kalo në kategori