LAJMI I FUNDIT:

Forcat e Armatosura Gjermane dhurojnë pajisje për mbrojtje nga COVID-19 për Kosovën

Forcat e Armatosura Gjermane dhurojnë pajisje për mbrojtje nga COVID-19 për Kosovën

Ministria Federale Gjermane e Mbrojtjes dorëzoi grupin e parë të pajisjeve mjekësore për të mbështetur Kosovën dhe Malin e Zi në përpjekjet e tyre kundër pandemisë COVID-19.

Mallrat mjekësorë përfshijnë kryesisht pajisje mbrojtëse personale si: maska FFP2, maska kirurgjike, dorëza njëpërdorimshe dhe syze mbrojtëse. Kjo do të ndihmojë personelin mjekësor për të mbrojtur veten nga marrja e COVID-19 kur trajton pacientët.


Pajisjet u transportuan në Prishtinë me një aeroplan A400M të Luftwaffe gjermane, që transportonte ushtarë dhe materiale për kontigjentin gjerman të KFOR-it.

Kjo është ndihma më e madhe individuale e qeverisë gjermane në kuadër të luftës ndërkombëtare pandemike COVID-19, që synon të mbështesë Forcën e Sigurisë së Kosovës – personeli mjekësor i të cilës do të punojë në spitalet civile dhe do të kontribuojë në kujdesin shëndetësor të qytetarëve, si dhe forcat e armatosura të Malit të Zi.

KFOR-i mbështeti iniciativën gjermane përmes menaxhimit tokësor të A400M dhe ngarkimit të mallrave në kamionët logjistikë të Forcave të Sigurisë së Kosovës dhe Forcave të Armatosura të Malit të Zi.

Një seri e dytë e pajisjeve do të arrijë përmes transportit rrugorë, i cili përmban më shumë se 10 tonë. Që nga shpërthimi i pandemisë Covid19, Forca e Kosovës e udhëhequr nga NATO-ja ka lehtësuar shpërndarjen e ndihmës kundër Covid19 e dhuruar nga Aleatët dhe vendet partnere si Italia, Polonia, Turqia, Gjermania dhe Austria. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori