LAJMI I FUNDIT:

Fondacioni humanitar “Avni Hyseni” shpërndanë 40 dhurata për fëmijët e prekur nga leukemia

Fondacioni humanitar “Avni Hyseni” shpërndanë 40 dhurata për fëmijët e prekur nga leukemia

Fondacioni humanitar “Avni Hyseni” ka shpërndarë sot 40 dhurata për fëmijët e prekur nga sëmundja e leukemisë.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se shpërndarja e dhuratave është bërë në repartin e Pediatrisë në QKUK, transmeton Telegrafi.


“Duke u ndje në shpirt sprovat e sëmundjes së rënd dhe prag të festës së Vitit të Ri, ku edhe është 3 vjetori i kujtimit të Avni Hysenit sot në repartin e Pediatrisë në QKUK në Prishtinë u vizituan dhe ju ndan dhurata për 40 fëmijë të prekur me leukemi nga drejtori ekzekutiv i Fondacionit Humanitar Avni Hyseni ( Adnan Hyseni) si dhe Arjan Qallaku i cili për çdo fundvit viziton dhe dhuron dhurata për familjet e prekur me leukemi, për fakti se Arjani ishte sprovu me sëmundjen e leukemisë vite më parë, po mrekullia e zotit fitoj betejën e rënd”, thuhet në njoftim.

Tutje, në njoftim thuhet “lutemi që çdo fëmijë i prekur me sëmundje të rënd të ketë mundësinë e trajtimit si dhe mrekullinë e Zotit për ta fituar betejën e rëndë shëndetësore”. /Telegrafi/