LAJMI I FUNDIT:

Fondacioni Golden Eagle me fabrikë ku do të punësohen vetëm personat me aftësi të kufizuara

Sot kur shënohet Dita Botërore e Sindromit Down, Shaqir Palushi nga fondacioni Golden Eagle ka prezantuar projektin për grumbullimin e fondeve për ndërtimin e fabrikës unike në të cilën do të punësohen vetëm personat me aftësi të kufizuar.

Me një frymëmarrje të thellë paraprakisht dhe me sy të mbushur me nuanca të gëzimit, Palushi ka rrëfyer se inspirimi për këtë projekt madhështor vjen pasi që edhe në familjen e vet ka anëtar me nevoja të veçanta, dhe se përkushtimi për këta persona do të jetë në nivelin maksimal tërë kohën.


“Fabrika do të jetë për prodhimin e ambalazhit nga letra, ndërkaq do të punësohen rreth 50 persona me aftësi të kufizuara. Fabrika do të funksionojë si ndërmarrje sociale, ku të ardhurat do të shkojnë vetëm për të punësuarit dhe për ndihma tjera. Projekti do të kushtojë rreth 1 milion euro, ndërkaq pritet të kryhet brenda këtij viti. Kompania Frutex do t’i ndajë 5 cent për çdo kënaçe Golden Eagle të shitur për grumbullimin e fondeve për këtë fabrikë e cila do të ndërtohet sipas standardeve ndërkombëtare për personat me aftësi të kufizuara”, ka treguar Palushi.

Sebahate Beqiri nga Down Syndrome Kosova është shprehur tejet e lumtur për këtë projekt, duke thënë se ditë të mira po vijnë për personat me sindromën Down dhe ata me aftësi të kufizuar sepse më në fund po trajtohen me dinjitet.

“Asnjëherë s’kam qenë më e përmbushur sesa sot. Data 21 mars që shënon Ditën Botërore të Sindromës Down është dita më e bukur për mua sepse po lansohet ky projekt tejet i nevojshëm e i mirë”, është shprehur ajo.

Në këtë konferencë për media, nuk ka munguar as Afrim Maliqi si përfaqësues nga shoqata HANDIKOS, i cili është shprehur se fillimi i kësaj iniciative tregon sinjal se po vijnë ditë të mira.

“Iniciativa të këtilla duhet të fillohen edhe prej bizneseve tjera”, ka thënë ai, duke shtuar se institucionet shtetërore janë larg standardeve ndërkombëtare për respektimin e ligjit të punësimit të personave me aftësi të kufizuar.

Ndër tjerash, ai ka treguar se për këta persona, fabrika është më shumë sesa ndihmë – është trajtim i barabartë!

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori