LAJMI I FUNDIT:

Fondacioni Golden Eagle i dhuron pajisje mbrojtëse Spitalit të Prizrenit

Fondacioni Golden Eagle i dhuron pajisje mbrojtëse Spitalit të Prizrenit

Spitali i Prizrenit është spitali i radhës i cili pranon donacion nga fondacioni Golden Eagle.

Punëtorëve shëndetësorë të Spitalit Rajonal të Prizrenit, përmes këtij donacioni u janë dhuruar pakot me pajisje mbrojtëse të cilat përmbajnë:

– Maska mbrojtëse
– Maska plastike
– Rroba antibakteriale
– Dezinfektues
– 600 njësi lëngje frutash “Relax 100%”

Fondacioni Golden Eagle po vazhdon edhe më tutje dhurimin e donacioneve për punëtorët shëndetësorë në të gjitha spitalet e komunave të Kosovës.

Deri tani, përfituesit e donacioneve nga ky fondacion kanë qenë: Spitali Rajonal i Pejës, Gjakovës, Ferizajt, Vushtrrisë, Gjilanit dhe Prizrenit.