LAJMI I FUNDIT:

Folatet pengojnë paraqitjen e kancerit të zorrës së trashë

Folatet pengojnë paraqitjen e kancerit të zorrës së trashë

Pjesëmarrja e lartë e folateve (derivate të acidit folik) në ushqimin e grave mund të ulë dukshëm gjasat e tyre për të vuajtur nga kanceri i zorrës së trashë, bëjnë të ditur shkencëtarët jugkoreanë.

Në një hulumtim kanë marrë pjesë më shumë se 1100 persona të hulumtuar, ndërsa rezultatet janë publikuar në European Journal of Clinical Nutrition.

Ato kanë treguar se gratë të cilat kanë konsumuar më shumë folate me ushqim (më shumë se 270 mikrogram në ditë) kanë në përqindje 2/3 rrezik më të pakët të vuajnë nga kanceri i zorrës së trashë.


Acidi folik, i njohur edhe si vitamina B9, nuk ka ndikuar në zhvillimin e kancerit të zorrës te meshkujt.

Folatet janë të pranishme në perimet e gjelbra dhe agrumet, ndërsa organizmi i shfrytëzon ato për të ndërtuar nukleotide (pjesë përbërëse të ADN-së dhe ARN-së), për të kopjuar ADN-në dhe funksionet tjera të rëndësishme gjenetike.

Sipas hulumtuesve, ulja e konsumimit të folateve, rrit gjasat për paraqitjen e mutacioneve gjenetike.

Çfarë janë folatet dhe cili është ndryshimi mes tij dhe acidit folik?

Folatet dhe acidi folik janë e njëjta gjë. Folati është një formë e vitaminës B, e cila gjendet natyralisht në ushqim si vitamina B9.

Acidi folik është versioni sintetik i gjendur në suplemente i folatëve.

Është e rëndësishme të dimë që folatet nuk krijohen nga trupi ynë, prandaj është e rëndësishme që të ushqehemi me ushqime të cilat e kanë atë në përbërjen e tyre.

Duke qënë se acidi folik është një vitaminë lehtësisht e tretshme në ujë, ai humbet gjatë gatimit të perimeve. Kjo mund të reduktohet duke shmangur kohën e gjatë të gatimit dhe duke i gatuar perimet me avull në vend të zierjes.

Kanceri i zorrës së trashë: Parandalimi, faktorët e rrezikut, simptomat dhe trajtimi
Lexo po ashtu Kanceri i zorrës së trashë: Parandalimi, faktorët e rrezikut, simptomat dhe trajtimi

Disa burime të mira me folate

▪ Spinaqi, lakra e Brukselit, lakra, brokoli
▪ Bishtajat dhe zarzavatet
▪ Portokalli dhe lëngu i portokallit
▪ Tëshëra
▪ Mishi i pulës, mishi i derrit, produktet e detit (butakët)
▪ Ushqimet e fortifikuara (disa drithëra mëngjesi – kontrolloni etiketat)

/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori