LAJMI I FUNDIT:

FOL: Qeveria Hoti ka realizuar vetëm 42 % të Planit Vjetor të Punës

FOL: Qeveria Hoti ka realizuar vetëm 42 % të Planit Vjetor të Punës

Lëvizja FOL ka bërë monitorimin e Planit Vjetor të Punës së Qeverisë së Kosovës të 15 Ministrive dhe Zyrën e Kryeministrit, të cilat në bazë të realizimit të planit tregojnë se ka pasur nivel të ulët të realizimit të aktiviteteve të cilat ishin paraparë të përfundonin për vitin 2020.

Gjetjet tregojnë se Plani Vjetor i Punës së Qeverisë për periudhën janar-dhjetor 2020 u realizuara vetëm 42%.


Erblin Hoxha koordinator i projekteve në  FOL tha se janë monitoruar Zyra e Kryeministrit dhe 15 ministritë.

Realizimi i planeve  të punës nga Zyra e Kryeministrit dhe ministritë sipas Fol:

Zyra e Kryeministrit (ZKM) – në kuadër të Planit Vjetor të Punës së Qeverisë për vitin 2020, ka paraparë të realizoj 166 aktivitete, prej të cilave ka realizuar 72 nga këto aktivitete.

Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit në kuadër të Planit Vjetor të Punës së Qeverisë për vitin 2020, ka paraparë të realizoj 89 aktivitete, prej të cilave ka realizuar 51 nga këto aktivitete.

Ministria për Komunitete dhe Kthim në kuadër të Planit Vjetor të Punës së Qeverisë për vitin 2020, ka paraparë të realizoj 12 aktivitete, prej të cilave ka realizuar 11 nga këto aktivitete.

Ministria e Zhvillimit Rajonal në kuadër të Planit Vjetor të Punës së Qeverisë për vitin 2020, ka paraparë të realizoj 18 aktivitete, prej të cilave ka realizuar 17 nga këto aktivitete.

Ministria e Shëndetësisë në kuadër të Planit Vjetor të Punës së Qeverisë për vitin 2020, ka paraparë të realizoj 29 aktivitete, prej të cilave ka realizuar 15 nga këto aktivitete.

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale – në kuadër të Planit Vjetor të Punës së Qeverisë për vitin 2020, ka paraparë të realizoj 10 aktivitete, prej të cilave ka realizuar 6 nga këto aktivitete.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë – në kuadër të Planit Vjetor të Punës së Qeverisë për vitin 2020, ka paraparë të realizoj 71 aktivitete, prej të cilave ka realizuar 52 nga këto aktivitete.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit – në kuadër të Planit Vjetor të Punës së Qeverisë për vitin 2020, ka paraparë të realizoj 56 aktivitete, prej të cilave ka realizuar 31 nga këto aktivitete.

Ministria e Punëve të Brendshme – në kuadër të Planit Vjetor të Punës së Qeverisë për vitin 2020, ka paraparë të realizoj 159 aktivitete, prej të cilave ka realizuar 72 nga këto aktivitete.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural – në kuadër të Planit Vjetor të Punës së Qeverisë për vitin 2020, ka paraparë të realizoj 20 aktivitete, prej të cilave ka realizuar 8 nga këto aktivitete.

Ministria e Financave – në kuadër të Planit Vjetor të Punës së Qeverisë për vitin 2020, ka paraparë të realizoj 51 aktivitete, prej të cilave ka realizuar 41 nga këto aktivitete.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës – në kuadër të Planit Vjetor të Punës së Qeverisë për vitin 2020, ka paraparë të realizoj 48 aktivitete, prej të cilave ka realizuar 18 nga këto aktivitete.

Ministria e Infrastrukturës – në kuadër të Planit Vjetor të Punës së Qeverisë për vitin 2020, ka paraparë të realizoj 80 aktivitete, prej të cilave ka realizuar 44 nga këto aktivitete.

Ministria e Drejtësisë – në kuadër të Planit Vjetor të Punës së Qeverisë për vitin 2020, ka paraparë të realizoj 54 aktivitete, prej të cilave ka realizuar 30 nga këto aktivitete.

Ministria e Pushtetit Lokal – në kuadër të Planit Vjetor të Punës së Qeverisë për vitin 2020, ka paraparë të realizoj 21 aktivitete, prej të cilave ka realizuar 20 nga këto aktivitete.

Ministria e Mbrojtjes – në kuadër të Planit Vjetor të Punës së Qeverisë për vitin 2020, ka paraparë të realizoj 23 aktivitete, prej të cilave ka realizuar 16 nga këto aktivitete. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Serbia po frikëson dhe shantazhon qytetarët e Kosovës"- Qeveria shpalos detaje tjera nga biseda telefonike Kurti-Macron

Lajme
Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Komunat
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Kalo në kategori