LAJMI I FUNDIT:

FMN kritikon ashpër Qeverinë: Për veteranët po e rrezikoni buxhetin

FMN kritikon ashpër Qeverinë: Për veteranët po e rrezikoni buxhetin

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) është duke e paralajmëruar Qeverinë e Kosovës se po e vë në rrezik buxhetin e shtetit. Ky institucion ndërkombëtar ka kërkuar nga kryeministri Isa Mustafa që të ketë kujdes me paratë që po i ndan për veteranët. FMN thotë se në buxhet janë paraparë 60 milionë euro për këtë kategori, derisa shpenzimet mund të shkojnë deri në 100 milionë. Në ekzekutiv nuk kanë pranuar të flasin për këtë çështje. Ngjashëm ka vepruar edhe ministria e Punës. Derisa, veteranët thonë se pensionet e tyre nuk bën të preken.
Pensionet e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë bërë mollë sherri për Qeverinë e Kosovës dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar, kjo për faktin se ish-ushtarët e UÇK ‘së janë duke e rrezikuar fort qëndrueshmërinë e buxhetit të shtetit.

E për t’i eliminuar telashet me paratë e shtetit, FMN po kërkon nga qeveria e Kosovës që të ndërhyjë menjëherë. FMN ka bërë me dije se numri i madh i veteranëve të UÇK’së ka tejkaluar edhe paratë e planifikuara në buxhet për afro 40 milionë euro.


“Tani ka më shumë se 30.000 veteranë të luftës të certifikuar dhe më shumë se 23.000 prej tyre tani po marrin të ashtuquajturin pension veteran. Kjo është kundër vlerësimit fillestar të 15.000-20.000 veteranëve të luftës dhe 13.000 pensioneve të veteranëve të luftës. Kuptohet, shpenzimet e ndërlidhura tani janë shumë më të larta nga parashikimet. Në fakt, kostoja vjetore e të gjitha skemat të përfitimeve të lidhura me luftën mund të arrijë 100 milionë euro ose më shumë nga viti i ardhshëm, ndërsa buxheti për vitin 2016 është ndarë 60 milionë euro”, thuhet në përgjigjen e FMN’së dhënë për Gazetën Express.

FMN ka bërë me dije se 60 deri 75 milionë duhet të shpenzohen këtë vit për të gjitha skemat sociale të ndërlidhura me luftën.

Ky institucion ndërkombëtar ka thënë po ashtu se skemat sociale të bëra nga Qeveria e Kosovës janë keq-projektuar. Sipas tyre kjo dekurajon veteranët për gjetje të punës ose për të qëndruar në punët e tyre.

“Numri i veteranëve të luftës që kanë tërhequr përfitime është shumë më i lartë se sa që dikush mund të kishte pritur dhe në fakt ende vazhdon të jetë në rritje përderisa ne flasim”
“Kjo gjithashtu inkurajon të ardhurat e fshehura, si dhe praktikat mashtruese për të marrë certifikimin e veteranit të luftës. Ne nuk mendojmë se kjo është e drejtë. Në mënyrë të ngjashme, rastet që vuajnë nga dëmet e luftës, duhet të marrin pension të duhur invalidor dhe kujdesin e duhur mjekësor. Për më tepër, nuk është e qartë se pse pensionet e invaliditetit të luftës janë shumë më të larta në euro se pensionet e tjera të për ata me aftësi të kufizuara”.

FMN ka treguar për Express se ka diskutuar më Ministrin e Financave dhe Kryeministrin për nevojën e reduktimit të shpenzimeve për skemat e që lidhen me luftën.

“Ne jemi këtu për të mbështetur çdo përpjekje për të shqyrtuar dhe për të reformuar këto skema, por në mënyrë të qartë kërkojmë edhe mbështetjen e gjerë politike për këto reforma. Mbështetja e partive kryesore është e nevojshme për të siguruar se ata do të kenë sukses”, ka bërë me dije FMN.

Gazeta Express ka kërkuar edhe nga Qeveria e Kosovës një sqarim për këtë çështje, por deri me tani nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Përgjigje në pyetje e dërguar nga Gazeta Express nuk ka marrë mundin të kthejë as ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, që merret ekskluzivisht me çështjen e verërave dhe pensionet e tyre.

Në këtë institucion tani e dy javë kanë premtuar se do të kthejnë përgjigje por që deri tash nuk e kanë bërë këtë.

E derisa institucionet përkatëse nuk kanë pranuar të flasin, janë veteranët e UÇK’së që po paralajmëron eskalim të situatës nëse u preken pensionet. Ata po thonë se nuk pajtohen assesi me kërkesën e FMN’së për ulje të pensioneve.

Smajl Elezaj, kryetari i Veteranëve të UÇK-së ka thënë për Express se nuk do të rrinë të qetë pranë kësaj kërkesë. Por, që ka bërë të ditur se për t’u ulur pensionet duhet të behën edhe disa ndryshime në ligje.

“Nuk mund të ketë ulje të tilla. Vendimet për ulje duhet të merren në Kuvendin e Kosovës, aty duhet të votohet nga deputetët. Qeveria nuk mund të bëjë ulje më shumë, sepse kështu është miratuar dhe nuk mund të bijnë nën shifrën minimale”
“Nuk mund të ketë ulje të tilla. Vendimet për ulje duhet të merren në Kuvendin e Kosovës, aty duhet të votohet nga deputetët. Qeveria nuk mund të bëjë ulje më shumë, sepse kështu është miratuar dhe nuk mund të bijnë nën shifrën minimale. Më ligj thuhet se veterani luftëtar duhet të marrë pensionin jo më të vogël se paga minimale në vend. Por, nëse diçka e tillë ndodh ne, dhe të gjithë veteranët do të revoltohemi. Do të ketë kundërshtime në të gjitha mënyrat”, ka thënë për Express Smajl Elezaj.

Në rast të një marrëveshjeje e tillë, siç kërkon FMN-ja, atëherë është i domosdoshëm ndryshimi i ligjit për veteranët, pasi aty thuhet se veterani luftëtar duhet të marrë pensionin jo më të vogël se paga minimale në vend, e që në Kosovë është 130 euro për personat nën moshën 35 vjeç, e 170 për ata mbi këtë moshë.

“Varësisht nga mundësitë buxhetore, kostoja e jetesës dhe inflacioni eventual, në fund të çdo viti për vitin e ardhshëm, Qeveria e Kosovës me propozimin e Ministrisë së Financave me vendim të veçantë, mund të vendosë për lartësinë e shumës së pensionit të Veteranit Luftëtar të UÇK-së, cila nuk mund të jetë më e vogël se paga minimale e përcaktuar në Kosovë” thuhet Ligjin për Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës./Gazeta Express/Telegrafi/