LAJMI I FUNDIT:

FMN kërkon pajtim në luftën tregtare SHBA-Kinë

FMN kërkon pajtim në luftën tregtare SHBA-Kinë

Shtetet e Bashkuara dhe Kina duhet të gjejnë një zgjidhje nëpërmjet negociatave, ndërkohë që lufta tregtare mes tyre pritet të pengojë rritjen ekonomike botërore, kështu shprehet zëvendësdrejtori i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Zhang Tao.

Ai i bëri komentet ndërsa analizonte ndikimin e luftës tregtare te ekonomia botërore.


Tao theksoi se disa të dhëna të Fondit Monetar Ndërkombëtar tregojnë se ekonomia botërore po vuan pasojat negative të luftës tregtare mes dy vendeve dhe i bëri thirrje të dy palëve që të arrijnë një rezolutë.

Viktima kryesore është ekonomia botërore, që do të pësojë rënie nga këto barriera tregtare. Për rrjedhojë, ne shpresojmë që të dyja palët të zhvillojnë negociata sipas një kuadri shumëpalësh në mënyrë që të gjendet një zgjidhje e qëndrueshme.

Shtatori vjen me një tjetër raund të tarifave tregtare SHBA-Kinë
Lexo po ashtu Shtatori vjen me një tjetër raund të tarifave tregtare SHBA-Kinë

Kjo do të ishte përfituese për ekonominë botërore, përfshirë ekonomitë e Kinës dhe Shteteve të Bashkuara.

Në një raport të publikuar në muajin korrik, FMN uli projeksionet për ekonominë botërore në një rritje prej 3.2 për qind në vitin 2019 dhe 3.5 për qind në 2020-në.

Përveç përplasjeve tregtare mes dy superfuqive botërore, një faktor tjetër ka qenë pasiguria në lidhje me BREXIT-in. /Telegrafi/