LAJMI I FUNDIT:

FMN-ja paralajmëron depresionin më të thellë ekonomik që nga vitet e 30-ta

FMN-ja paralajmëron depresionin më të thellë ekonomik që nga vitet e 30-ta

Fondi Monetar Ndërkombëtar vlerëson, se ekonomia botërore për shkak të pandemisë COVID-19 po përballet me krizën më të rëndë që pas depresionit të madh të viteve ‘30-ta.

Shefja e FMN-së, Kristalina Georgieva tha të enjten se po përballen me një krizë të paparë ndonjëherë.


“Ne po konfrontohemi me një krizë të paparë ndonjëherë”, tha shefja e FMN-së pak para fillimit të mbledhjes së pranverës të FMN-së, që sivjet zhvillohet në mënyrë virtuale.

Ajo theksoi, megjithatë se nuk ka aspak dyshim që do t’i përballojnë sfidat.

Georgieva konsideron si inkurajuese ndihmat financiare të vëna në dispozicion nga qeveritë në mbarë globin, që arrijnë një vlerë prej gjithsej rreth tetë bilionë dollarësh.

Të enjten Banka e Rezervave në SHBA, Fed, deklaroi një tjetër program emergjence me mbi 2,3 bilionë dollarë. Kësisoj duhet të mbështetet ekonomia, kryesisht ndërmarrjet dhe komunat, vuri në dukje Fed në Uashington. Shefi i Bankës Qendrore Jerome Powell deklaroi, se ripërtëritja ekonomike duhet “të jetë sa më e fuqishme që të jetë e mundur”.

Të martën e ardhshme (14.04.2020) FMN-ja do të publikojë parashikimet konkrete për ekonominë.

Georgieva tha, se këto do të jenë humbjet më të mëdha që pas depresionit të viteve 1930 përpara gati 100 vjetësh.

Para tre muajsh FMN parashikonte për 2020 një rritje të të ardhurave për frymë në më shumë se 160 vende, ndërsa aktualisht parashikohet tkurrje ekonomike në më shumë se 170 shtete të botës.

Pasiguri e madhe

Nëse jeta publike e paralizuar aktualisht në gjysmën e dytë të vitit bashkë me ekonominë do të përjetojnë një hop, atëherë mund të parashikohet një ripërtëritje e pjesshme në vitin 2021. Por ky parashikim është i “lidhur me shumë pasiguri”, vuri në dukje Georgieva. “Mund të ndodhë edhe më keq.” Kjo varet nga kohëzgjatja e pandemisë.

Kriza prek sipas FMN-së shtetet më të varfra dhe vendet në zhvillim, që nuk mund të reagojnë si duhet ndaj saj. Këto vende kanë sisteme më të dobëta shëndetësore, më pak depozita në buxhet dhe ndodhen më fort nën presionin e investitorëve. “Gjatë dy muajve të fundit nga portofolat e vendeve në zhvillim janë tërhequr rreth  100 miliardë dollarë – mbi tri herë më shumë se në një krizë ekonomike botërore.”

Georgieva shtoi, se së fundi mbi 90 shtete kanë parashtruar kërkesë për financime emergjence dhe kjo nuk ka ndodhur asnjëherë më parë.

FMN mund të japë kredi gjithsej një bilionë dollarë, ndërkohë që për financimet e emergjencës llogaritet që kërkesa të jetë rreth 100 miliardë dollarë. FMN ndërkohë po verifikon instrumentet që ka në dispozicion për të mbështetur vendet në nevojë, vuri në dukje shefja e këtij institucioni financiar. Synohet që të hapen linja kredish profilaktike si dhe në disa shtete të varfra të lehtësohen borxhet, në mënyrë që paratë të mund të derdhen në sistemin shëndetësor. /DW/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Murati: 300 milionë euro është vlera e marrëveshjeve ndërkombëtare që po presin ratifikimin në Kuvend

Murati: 300 milionë euro është vlera e marrëveshjeve ndërkombëtare që po presin ratifikimin në Kuvend

Ekonomi
Nga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!

Nga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!

Ekonomi
Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”

Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”

Frigo Deluxe
Në mesin e 25 shteteve konkurruese

Në mesin e 25 shteteve konkurruese "Zgatar Electronics" fiton çmimin si “Kompania me rritje më të madhe”

Ekonomi
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”

Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”

Edil Project
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9

Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9

KosovaMed Healthcare
Kalo në kategori